• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Hetimi i SPAK për ish-drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka sjellë në qendër të debatit publik jo vetëm komunikimet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, por edhe pyetjen më të rëndësishme nga pikëpamja juridike: kur një komunikim mes një zyrtari të lartë të një institucioni të sigurisë dhe një personi jashtë strukturës mund të shndërrohet në provë për një vepër penale?

Në dosjen e bërë publike pjesërisht janë përfshirë komunikime mes Hysenit dhe Agasit, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar edhe materiale që dyshohet se përmbajnë të dhëna të klasifikuara të SHISH-it.

Sipas raportimeve të sotme, në automjetin e Agasit janë gjetur 9 faqe me të dhëna të SHISH-it. Hyseni ka pranuar komunikimet e vazhdueshme me Agasin dhe ka deklaruar se ai ishte bashkëpunëtor i SHISH-it. SPAK, nga ana tjetër, pretendon se ky bashkëpunim nuk ishte bërë i ditur në asnjë instancë të institucionit.

Pikërisht në këtë pikë ndalet avokati Gylsen Zhllima, i cili në një intervistë për Boldnews.al shpjegon se çfarë peshe kanë komunikimet në një procedim penal dhe cilat janë elementet që duhet të provohen përpara se një funksionar të përgjigjet penalisht për nxjerrjen e informacionit të klasifikuar.

Komunikimet nuk janë automatikisht provë e fajësisë

Komunikimet e zbuluara nga hetimi mund të jenë një element i rëndësishëm i provave, por sipas avokatit, ato duhet të interpretohen në kontekst dhe nuk mund të shkëputen nga pjesa tjetër e materialit hetimor.

Lexo edhe:

510 komunikime Hyseni-Agasi, Berisha: Pse ish-kreu i SHISH nuk u cilësua pjesë e grupit kriminal?

16 vite nga zhdukja misterioze e Bleona Matës, SPAK: Nuk kemi dosje të…

“Komunikimet mund të përbëjnë prova penale, por vetëm ekzistenca e tyre nuk mjafton automatikisht për të provuar fajësinë. Në një çështje si kjo, duhet të ndahet qartë prova e komunikimit nga prova e veprës penale.”

Zhllima sjell një shembull konkret për të shpjeguar këtë dallim.

“Nëse, për shembull, një komunikim tregon se një funksionar ka komunikuar me një person jashtë institucionit, kjo provon fillimisht ekzistencën e komunikimit. Për të kaluar nga kjo në përgjegjësi penale duhet të provohet edhe çfarë informacioni është transmetuar, nëse informacioni ishte realisht sekret sipas ligjit, nëse personi që e mori informacionin nuk kishte të drejtë ta merrte, nëse transmetimi ishte i paautorizuar dhe nëse personi që e transmetoi veproi në kundërshtim me detyrën ose duke abuzuar me funksionin.”

Pra, sipas tij, hetimi nuk duhet të ndalet te pyetja “a kanë komunikuar?”, por duhet të shkojë te pyetja shumë më konkrete: çfarë është komunikuar dhe çfarë statusi juridik kishte informacioni?

“Kodi Penal nuk dënon thjesht një komunikim, por një sjellje që plotëson të gjithë elementet e figurës konkrete të veprës penale.”

9 faqet me të dhëna të SHISH-it, pika që kërkon shpjegim

Një prej elementeve më të rëndësishme të bëra publike në këtë fazë të hetimit janë 9 faqet me të dhëna të SHISH-it, të gjetura në makinën e Ergys Agasit.

Kjo e zhvendos çështjen nga një marrëdhënie personale apo profesionale në një terren tjetër: nëse dokumentet ishin realisht të klasifikuara, si përfunduan ato në posedim të një personi jashtë institucionit dhe kush ia kishte dhënë?

Për Zhllimën, kjo është një nga pikat që duhet të sqarohet përmes provave.

“Përgjegjësia penale nuk lind vetëm sepse informacioni është ‘i ndjeshëm’, ‘konfidencial’ apo lidhet me një institucion të sigurisë. Duhet të provohet statusi juridik i informacionit si sekret dhe mënyra konkrete në të cilën është bërë zbulimi.”

Çfarë duhet të provojë SPAK?

Sipas avokatit, nëse akuza lidhet me nxjerrjen e informacionit të klasifikuar, organet e hetimit duhet të provojnë një zinxhir të plotë faktesh.

“Së pari, duhet të provohet se informacioni ekzistonte dhe se ishte juridikisht i klasifikuar.

Së dyti, duhet të provohet se drejtuesi kishte dijeni për natyrën e tij të klasifikuar dhe e kishte informacionin për shkak të funksionit.

Së treti, duhet të provohet se informacioni i është transmetuar realisht një personi të tretë dhe se ky person nuk kishte autorizimin apo ‘nevojën për njohje’ për ta marrë atë.

Së katërti, duhet të provohet se transmetimi nuk ishte pjesë e një veprimi të ligjshëm institucional, por ishte bërë në kundërshtim me detyrën ose me abuzim të funksionit.”

Dhe mbi të gjitha, sipas tij, duhet të provohet elementi subjektiv.

“Së fundi, duhet të provohet edhe ana subjektive e veprës, pra elementi i fajit që kërkon dispozita penale.”

Ky është edhe dallimi mes një shkeljeje administrative dhe një përgjegjësie penale. Fakti që një informacion është transmetuar në mënyrë të parregullt nuk do të thotë automatikisht se është konsumuar një vepër penale; për këtë duhet të plotësohen kushtet e përcaktuara nga dispozita konkrete.

Çfarë rëndësie ka klasifikimi i informacionit?

Në rastin e një institucioni inteligjence, pesha e informacionit është e veçantë. Ligji për informacionin e klasifikuar parashikon nivele të ndryshme klasifikimi dhe trajtimi të informacionit, në varësi të pasojave që mund të sjellë ekspozimi i tij.

“Duhet të provohet statusi juridik i informacionit si sekret dhe mënyra konkrete në të cilën është bërë zbulimi.”

Në këtë kuptim, hetimi duhet të përcaktojë në mënyrë të saktë se çfarë përmbanin dokumentet e gjetura, nëse ato ishin të klasifikuara, në çfarë niveli, kush kishte të drejtë t’i aksesonte dhe nëse personi që i posedonte kishte apo jo të drejtë ligjore për t’i pasur.

“Bashkëpunëtor i SHISH” apo marrës informacioni?

Një tjetër pikë e rëndësishme e dosjes është deklarimi i Vlorë Hysenit se Ergys Agasi ishte bashkëpunëtor i SHISH-it.

Sipas raportimeve, Hyseni ka pranuar komunikimet me Agasin, por ka dhënë një shpjegim për arsyen e tyre.  Për avokatin, edhe ky fakt duhet të verifikohet me dokumente dhe prova të tjera.

“Nëse një person pretendohet se është bashkëpunëtor i një institucioni inteligjence, duhet të ekzistojë një bazë konkrete institucionale për këtë marrëdhënie. Nuk mjafton vetëm deklarimi i një personi se tjetri ishte bashkëpunëtor.”

Nëse, nga ana tjetër, provohet se nuk ka pasur një marrëdhënie të tillë të autorizuar, atëherë hetimi duhet të përcaktojë se në çfarë cilësie janë shkëmbyer informacionet dhe pse një person jashtë strukturës ka pasur akses në to.

Qindra komunikime dhe mesazhet në Signal

Në dosje përmenden gjithashtu komunikime të shumta mes Hysenit dhe Agasit, përfshirë komunikime përmes aplikacionit Signal.

Disa prej mesazheve të publikuara në media kanë një ton personal, ndërsa në të tjera përmenden takime dhe çështje që lidhen me funksionimin institucional. Por edhe në këtë pikë, Zhllima bën një ndarje të qartë.

“Vetë numri i komunikimeve nuk përcakton përgjegjësinë penale. Njëqind komunikime apo një komunikim i vetëm nuk janë në vetvete elementi që përcakton fajësinë. Rëndësi ka përmbajtja e tyre, konteksti, qëllimi dhe lidhja që kanë me veprën konkrete për të cilën po hetohet.”

Sipas tij, përmbajtja e plotë e komunikimeve duhet të analizohet dhe jo vetëm fragmentet e publikuara.

“Një komunikim i shkëputur nga konteksti mund të japë një pamje të pjesshme të situatës. Në një proces penal duhet të merret në konsideratë e gjithë prova dhe mënyra se si ajo lidhet me elementët e veprës penale.”

Po nëse informacioni ka lidhje me sigurinë kombëtare?

Këtu çështja bëhet edhe më sensitive. Informacioni i administruar nga një shërbim inteligjence mund të lidhet me burime, metoda pune, operacione, hetime, marrëdhënie me agjenci të tjera apo informacione që lidhen me sigurinë kombëtare.

Për këtë arsye, një rrjedhje e mundshme e informacionit të klasifikuar mund të ketë pasoja përtej marrëdhënies mes dy personave.

Por Zhllima thekson se edhe në një rast të tillë duhet të provohet konkretisht se çfarë informacioni është nxjerrë dhe çfarë pasoje juridike ka sjellë veprimi.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme për një shërbim inteligjent, sepse komprometimi i një informacioni mund të mos prekë vetëm institucionin, por potencialisht burimet informative, operacionet, bashkëpunimin ndërinstitucional ose marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.”

A mjaftojnë bisedat për të ngritur një akuzë?

Jo domosdoshmërisht. Sipas avokatit, komunikimet mund të jenë provë shumë e rëndësishme, por pesha e tyre përcaktohet nga ajo që ato provojnë në lidhje me faktet e tjera.

“Një bisedë, një mesazh apo një komunikim i vetëm mund të jetë një provë shumë e rëndësishme, por nuk duhet ngatërruar prova e komunikimit me provën e plotë të veprës penale.”

“Gjykata duhet të përcaktojë nëse nga tërësia e provave rezulton se janë përmbushur të gjithë elementët e veprës.”

Kjo do të thotë se në këtë fazë, përtej komunikimeve, rëndësi marrin dokumentet e sekuestruara, mënyra se si ato kanë përfunduar te personat nën hetim, ekspertizat, të dhënat elektronike, dëshmitë dhe çdo provë tjetër që mund të vërtetojë ose rrëzojë pretendimet e SPAK.

Po përgjegjësia politike?

Në këtë histori ka edhe një dimension politik, pasi në komunikimet e bëra publike përmenden edhe takime dhe kontakte me zyrtarë të lartë.

Megjithatë, nga pikëpamja juridike, Zhllima thekson se përmendja e një emri në një komunikim nuk është e barabartë me përgjegjësi penale.

“Fakti që në një komunikim përmendet një zyrtar, një politikan apo një institucion nuk është në vetvete provë e përfshirjes së tij në një vepër penale. Për çdo përgjegjësi duhet të ekzistojnë prova konkrete që e lidhin personin me një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji penal.”

Dhe në fund të intervistës, avokati e lidh situatën me debatin më të gjerë për përgjegjësinë institucionale dhe bashkëpunimin me drejtësinë.

“Mjaft me dardhat pas shpine, zoti Rama, tani bashkëpuno me drejtësinë.”

Hyseni del para GJKKO-së

Ndërkohë, procedura ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it po vijon. GJKKO ka njoftuar se më 24 shtator do të zhvillohet seanca për marrjen në pyetje të Vlorë Hysenit, në orën 12:00, ndërsa Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani do të merren në pyetje në orën 09:00. Të tre janë nën masa sigurie, ndërsa Hyseni ndodhet në “arrest në shtëpi”.

Deri në këtë fazë, SPAK pretendon se ka prova që lidhin Hysenin me komunikime dhe transmetim informacioni, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse këto prova janë të mjaftueshme për të provuar elementët e veprave penale për të cilat ajo po hetohet.

Të gjithë personat nën hetim prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë./Boldnews.al

Etiketa: avokatErgys AgasiGylsen Zhllimajuridikshishspakvlora hyseni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

510 komunikime Hyseni-Agasi, Berisha: Pse ish-kreu i SHISH nuk u cilësua pjesë e grupit kriminal?

18:53 : 23/09/2026
AKTUALITET

16 vite nga zhdukja misterioze e Bleona Matës, SPAK: Nuk kemi dosje të…

18:39 : 23/09/2026
AKTUALITET

E përfshirë në dosjen e Ergys Agasit/ Ish drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni nesër para GJKKO

16:48 : 23/09/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e ka përdorur Vlora Hysenin për të rrëzuar qeverinë në Kosovë

14:23 : 23/09/2026
AKTUALITET

Mbi 500 telefonata e mesazhe mes Hysenit dhe Agasit/ Si ranë në duart e hetuesve përgjimet e forta

14:15 : 23/09/2026
AKTUALITET

“Po tentohet të paraqitet si aferë dashurie”/ Berisha: Rama ishte në dijeni të çdo vendimi të Vlora Hysenit

14:06 : 23/09/2026
Para

Korrupsioni dhe pushteti në Shqipëri, gazetarja zbulon prapaskenat e dokumentarit austriak

TË GJITHA

EMRI/ Arrestohet në Itali 47-vjeçari i dënuar me 15 vite burg për trafik emigrantësh

21:10 : 23/09/2026

Korrupsioni dhe pushteti në Shqipëri, gazetarja zbulon prapaskenat e dokumentarit austriak

20:58 : 23/09/2026

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “bossët” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

20:32 : 23/09/2026

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

20:17 : 23/09/2026

Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

20:17 : 23/09/2026

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

20:04 : 23/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com