Familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit kanë reaguar së bashku ndaj ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për një takim me familjarët e ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një letre të përbashkët, të publikuar nga Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, në Facebook, familjet kanë bërë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar lidhur me zhvillimet pas procesit gjyqësor në Hagë.
Në letër, familjet falënderojnë qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj tyre dhe ndaj procesit në Hagë.
“Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente”, thuhet në letër.
Familjarët shprehen se presin nga të zgjedhurit e popullit një qasje të përgjegjshme shtetërore në raport me Dhomat e Specializuara, duke kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe ligjit.
“Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara”, thuhet më tej.
Në qëndrimin e tyre të përbashkët, familjet i referohen edhe ftesës së Albulena Haxhiut për një takim gjatë kësaj jave. Ato bëjnë të ditur se e vlerësojnë ftesën, por kërkojnë që takimi të zhvillohet vetëm pasi Kuvendi i Kosovës të marrë një vendim.
“E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit”, thuhet në letër.
Një ditë më parë ishte raportuar në media se familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nuk pritej t’i përgjigjeshin pozitivisht ftesës së Haxhiut, ndërsa deri atëherë nuk kishte pasur një qëndrim të përbashkët publik nga tri familjet.
Me letrën e publikuar nga Altin Krasniqi, familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kanë bërë tashmë publik qëndrimin e tyre të përbashkët, duke kërkuar që vendimmarrja institucionale të paraprijë takimin me ushtruesen e detyrës së presidentes.
Familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen Haxhiut: Takimi pas vendimit të Kuvendit