Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjykata rrëzon dënimin me burg për këngëtaren iraniane që u arrestua pas koncertit
    Botë

    Gjykata rrëzon dënimin me burg për këngëtaren iraniane që u arrestua pas koncertit

    September 23, 2026

    Gjykata e Apelit në Teheran ka rrëzuar dënimin me katër vjet burg ndaj këngëtares iraniane Hiwa Sefizadeh, e cila ishte dënuar pas një koncerti ku këndoi publikisht në kryeqytetin iranian.

    Sipas faqes së lajmeve “Avash”, gjykata e shpalli Sefizadeh të pafajshme për akuzat për “nxitje të korrupsionit dhe prostitucionit”. Në vend të dënimit me burg, ajo është dënuar me një gjobë prej pak më shumë se 200 dollarësh dhe tre muaj punë në shërbim të komunitetit, për “shkelje të moralit publik”.

    Këngëtarja kishte bërë publike muajin e kaluar masën fillestare të dënimit, e cila lidhej me një koncert të zhvilluar në shkurt të vitit 2025. Sefizadeh kishte performuar së bashku me një grup që interpretonte muzikë tradicionale persiane, por koncerti ishte ndërprerë nga forcat e sigurisë.

    Në Iran, gratë përgjithësisht nuk lejohen të këndojnë solo në koncerte publike, një kufizim që ka sjellë ndër vite debate dhe reagime të shumta në vend.

    Pas vendimit të Apelit, Sefizadeh publikoi në Instagram një mesazh të avokatit të saj, i cili konfirmonte ndryshimin e dënimit. “Shpresojmë për ditën kur asnjë zë të mos heshtet më”, shkroi këngëtarja.

    Dënimi fillestar me katër vjet burg kishte shkaktuar reagime të shumta kritike në Iran, ndërsa Sefizadeh mori mbështetje edhe nga figura të njohura të sektorit të kulturës.

    “Ne kemi shumë këngëtare të mira dhe janë krijuar shumë vepra të vlefshme”, kishte deklaruar në atë kohë Hamid Reza Noorbakhsh, drejtues i shoqatës së artistëve “House of Music”.

    Sipas Noorbakhsh, në Iran nuk ekziston një rregull fetar dhe ligjor që ndalon në mënyrë absolute dhe pa përjashtim gratë të këndojnë.

    Gjykata iran këngëtarja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.