“Kam komunikuar me Vlora Hysenin dhe e pyeta nëse do të vijë të dorëzohet”. Gazetari Berat Buzhala, në studion e djeshme në Opinion me Blendi Fevziun tha se Vlora Hyseni, shefja e SHISH e vënë nën arrest me urdher të gjykatës për llogari të SPAK në procesin penal ndaj Ergys Agasit, tha se kishte pasur ditën e djeshme një telefonatë me shefen e shërbimit.
“Po, komunikova dhe më tha se do të kthehem e do të dorëzohem”, tha Berat Buzhala në emision. Për pjesën tjetër I thashë: ti shohë hajrin asaj që ka bërë!
Buzhala vlerësoi Vlora Hysenin dhe tha se komunikimi I saj me partnerët ndërkombëtarë ka qenë I jashtëzakonshëm. Gazetari, që duket se ka komunikim me ish-shefen e shërbimit, nxorri detaje të tilla se sugjerimin që ajo të vinte në Shqipëri në krye të SHISH e kanë bërë vetë ndërkombëtarët.
Vlora Hyseni u vendos ditën e djeshme në qendër të vëmendjes me hetimet që po kryehen ndaj Ergys Agasit nga dy prokurorë: Bledar Maksuti dhe Altin Dumani. Në momentin e arrestimit, Agasit i janë marrë telefonat që ka pasur me vete. Dhe siç mund të jetë e qartë, në zbërthimin e celularit janë gjetur edhe fakte që implikojnë shefen e shërbimit me dhënie informacionesh.
