Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dy aksiddente në Tiranë, 24-vjeçari merr përpara këmbësoren, i mituri përplaset me murin

Shkruar nga Newsbomb
Dy aksiddente në Tiranë, 24-vjeçari merr përpara
Foto ilustruese: Policia

Dy aksidente janë regjistruar në kryeqytet, teksa mësohet se një 24-vjeçar është arrestuar dhe një 16 vjeçar është proceduar për drejtim të automjetit pa leje. Sipas njoftimit të policisë 24 vjeçari, duke drejtuar auomjetin dyshohet se ka përplasur një shtetase 75-vjeçare, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë një i mitur 16 vjeçar dyshohet se ka drejtuar automjetitn pa leje dhe ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin enjë banese. Edhe 16-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve. Për rastin e 16-vjeçarit, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Tiranë/U arrestua një 24-vjeçar, pasi, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur një shtetase 75 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi një 16-vjeçar, duke drejtuar automjetin, pa leje, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe, si pasojë, automjeti është përplasur me murin e një banese. 16-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve.”, njoftoi policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese