Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sherri në klubin e natës dhe celulari i hedhur në Danub “i hanë kokën” kryeministrit hungarez! Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit të tij, në “sitë” edhe ish-ministrat e Orban

Shkruar nga Newsbomb
Sherri në klubin e natës dhe celulari i hedhur në Danub “i
Kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar

Prokurori i Përgjithshëm hungarez ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit parlamentar për kryeministrin aktual, Peter Magyar. Kjo pasi Magyar akuzohet për një ngjarje të pazakontë të ndodhur në vitin 2024. Sipas dosjes, ai dyshohet se i ka rrëmbyer telefonin celular një personi që po e filmonte brenda një klubi nate ku ai thuhet të jetë përfshirë në një sherr dhe më pas ia ka hedhur në lumin Danub. Për këtë incident, kryeministri hungarez akuzohet zyrtarisht për vjedhje.

Paralelisht, po kërkohet heqja e imunitetit edhe për dy ish-ministra të fuqishëm të qeverisë së ish-kryeministrit Viktor Orban. Kjo shënon herën e parë që njoftohen ndjekje penale kaq të rënda ndaj ish-anëtarëve të kabinetit të Orbanit.

Kryeministri Peter Magyar, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare të prillit duke i dhënë fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbanit, ka reaguar menjëherë përmes një videoje në Facebook. Ai e ka cilësuar hetimin ndaj tij si "të turpshëm", por ka deklaruar se kërkon vetë që Parlamenti t'ia heqë imunitetin për t'u përballur me drejtësinë.

Megjithatë, Magyar ka lëshuar akuza të forta ndaj prokurorëve, duke thënë se po përpiqen të shkaktojnë konfuzion qëllimisht në publik duke "ngatërruar" çështjen e tij të celularit me aferat miliona euroshe të dy ish-ministrave të Orbanit. Kujtojmë që vitin e kaluar, kur Magyar mbante postin e eurodeputetit, Parlamenti Evropian refuzoi t'ia hiqte imunitetin për këtë ngjarje.

Sa u përket akuzave ndaj njerëzve të Orbanit, i pari në listë është deputeti i partisë Fidesz dhe ish-ministri i Kulturës, Balazs Hanko. Ai po hetohet për keqpërdorim të dyshuar të fondeve publike në vlerën  prej 47 milionë eurosh, të cilat dyshohet se u përdorën ilegalisht në fushatën zgjedhore të vitit 2026. Madje, në korrik të këtij viti, prokurorët mësyen në zyrat e partisë duke sekuestruar të gjithë kompjuterët.

I dyshuari i dytë është Miklos Sestak, deputet i partisë aleate KDNP dhe ish-ministër i Zhvillimit Kombëtar. Sestak dyshohet se është korruptuar me miliona euro për blerjen e disa autobusëve të përdorur me çmime tejet të fryra, gjatë periudhës 2014-2018.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese