Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i dytë brenda ditës në Durrës, makina përplas qytetarin me skuter elektrik

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i dytë brenda ditës në Durrës, makina përplas
Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Egnatia” në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një automjet dhe një person që lëvizte me monopatinë elektrike.

Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Në vendngjarje janë konstatuar edhe sendet personale të personit që lëvizte me monopatinë.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë i regjistruar gjatë ditës së sotme në Durrës. Më herët raportuam se në rrugën “Taulantia”, një automjet ka përplasur një motorist. Si pasojë, ky i fundit ka marrë dëmtime të konsiderueshme trupore, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese