Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Jo në emrin tim!” Shqiptarët mblidhen për të tetën herë në Prishtinë, sonte do të mbahen fjalime nga figura të njohura (EMRAT-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
“Jo në emrin tim!” Shqiptarët mblidhen për të
Protesta në Prishtinë

Do të mbahet ditën e sotme protesta e tetë radhazi, ku qindra qytetarë pritet të mbushin sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë nga ku do të kërkojnë lirimin e katërshes së UÇK-së për të cilët Haga vulosi 81 vite burg në total.

Të pranishëm në tubimin në mbështetje të lirimit të çlirimtarëve prej ditësh kanë qenë dhe figura të njohura të politikës dhe shoëbizit shqiptar. Ndërsa mësohet se mbrëmjen e sotme në ditën e tetë të protestës, disa prej artistëve do të mbajnë fjalime.

Konkretisht mësohet se para protestuesve do të flasin këngëtari Ylli Limani, këngëtarja Leonora Jakupi, si dhe gazetari dhe veterani i luftës çlirimtare, Resul Sinani.

Po ashtu, mbrëmjen e sotme pritet të flasë dhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studentet Aolta Bajrami dhe Alma Ramaj, si dhe aktivisti Arianit Elshani.

E ashtuquajtura “Jo në emrin tim” hyn sot në ditën e saj të tetë, ku qindra shqiptarët do të bëhen bashkë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, e të gjithë njëzëri do të brohorasin për UÇK-në dhe lirinë e çlirimtarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese