Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

KED lejon tre kandidatë të vazhdojë garën për Gjykatën Kushtetuese, ndalohet vetëm Brunilda Bara

Shkruar nga Newsbomb

KED lejon tre kandidatë të vazhdojë garën për

Alban Toro, Arta Vorpsi dhe Genci Gjonçaj janë lejuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që të vazhdojë kandidimin për dy vende vakante si anëtarë në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme, datë 23 Shtator.

Po ashtu, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi kanë vendosur që t'i ndalojnë kandidimin e mëtejshëm Brunilda Barës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ kushtetues i pavarur në Republikën e Shqipërisë që verifikon kushtet ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë (ILD).

Aktualisht, në garë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese janë pesë kandidatë; Alban Toro, Arta Vorpsi Genci Gjonçaj, si dhe Jordan Daci dhe Naureda Llagami të cilët janë kualifikuar më herët në proces.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) do të vijojë procedurat për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve, sipas dispozitave ligjore të parashikuara për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese