Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shuhen plotësisht flakët që “kërcënuan” Gjirin e Lalëzit! Pylli i Bizës në Tiranë digjet ende, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shkruar nga Newsbomb
Shuhen plotësisht flakët që “kërcënuan”
Foto nga Gjiri i Lalezit

Zjarri masiv i cili “kërcënoi” mbrëmjen e djeshme zonën e Gjirit të Lalëzit është mundur të shuhet pas mesnate, rreth orës 02:00 të mëngjesit. Fatmirësisht zjarri nuk ka prekur asnjë banesë, pavarësisht se flakët iu afruan shumë.

Kujtojmë se mbrëmja e së martës ishte kaotike për zonën e Gjirit të Lalëzit, ku edhe u evakuuan pushuesit pranë një kompleksi turistik, si edhe banorët e zonës përreth. Në terren u angazhuan 12 mjete zjarrfikëse dhe 5 autobote nga Durrësi, Tirana, Shijaku, Kavaja, dhe Kamza, të cilët bënë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Ndërkohë nga ana tjetër vatra në pyllin e Bizës, në afërsi të fshatit Shëngjergj, vijon të jetë aktive, për shkak të terrenit të vështirë dhe dendësisë së pyllit. Mësohet se ndërhyrja tokësore ëstë e vështirë, dhe po pritet ndërhyrje nga ajri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese