Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ka rënë shteti, Kuvendi flet për s*ksin e engjëjve”, përplasje te “Ligjet” pas skandalit me SHISH-in, demokratët kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Shkruar nga Newsbomb
“Ka rënë shteti, Kuvendi flet për s*ksin e
Pamje nga mbledhja

Mes përplasjeve dhe debateve të forta ka nisur këtë të mërkurë mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Në qendër të diskutimeve është vendosur zhvillimi i një dite më parë, kur Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masa sigurie ndaj Vlora Hysenit, e cila ka mbajtur postin e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit.

SPAK ka kërkuar ndaj Hysenit masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra, nën dyshimin se ka nxjerrë sekrete shtetërore dhe ia ka komunikuar ato biznesmenit të arrestuar Ergys Agasi, i cili është nën hetim në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Ka qenë deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i cili ka kërkuar që të mblidhet Kuvendi dhe të diskutojnë për këtë ngjarje të cilën e ka konsideruar si një “skandal” dhe se krimi i organizuar ka depërtuar deri në strukturat më të rëndëisshme të shtetit.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputeti Saimir Korreshi, i cili ka ironizuar vijimin e punimeve parlamentare sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e Kuvendit në një moment kur sipas tij janë në diskutim çështje që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare.

Oerd Bylykbashi: Rend dite sot, në çdo komision, në seance plenare, është skandali i djeshëm. Kjo reforma që i sillni shqiptarëve për t’ia nxirë jetën shqiptarëve, ka për sfond skandalin e djeshëm kreu i shish që arrestohet nga SPAK për lidhje me krimin e organizuar. Ky shtet është i krimbur nga koka te këmbët, ky kuvend diskuton për seksin e engjëjve. Flet për gjërat që do t’ia bëjnë më keq jetën. Ky Kuvend duhet të mblidhet sot. Si ka mundësi që krimi i organizuar të jetë penetruar te SHISH, AKSHI, kadastra, ministritë, sistemi i prokurimit,. Një shtet i rënë. Se mos ia vini fajin vetëm drejtoresha po Agasit, është kryeministri. Ajo është një lungë e sistemit që është i infektuar në të gjitha qelizat e veta, me një emër infeksioni, Edi Rama.

Manja: Veprimtari normale e institucioneve në një shtet demokratik.

Korreshi: Mendovca se kishte ardhur Bajromi për të mbledhur Këshillin e Sigurisë, se ka rënë shteti ka rënë siguresat gjithë. Ne vazhdojmë sikur këtu s’ka ndodhur asgjë, do bëjmë koperativa të tipit lart, apo të mesëm, të tipt bujqësor. Ky kuvend a ka ndonjëherë prioritete, kur bie siguria kombëtare. Sot kush e ruan shtetin tonë. Bajrami dini gjë ku është.

Blushi: Prioritetet në komisionin e ligjeve duhet të jenë respektimi i ligjit dhe kushtetutës. Ky komision është përgjegjës për ti garantuar këto. Jemi në kushtet kur arkitektura e shtetit ka rënë, ku siguria kombëtare ka rënë, s’besoj se ka prioritet më të madh për një Komision Ligjesh sesa të mbajë një qëndrim lidhur me një çështje e cila cenon kushtetutën dhe sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO. Sot Shqipëria është pa SHISH, se u faktua që ky shërbim kontrollohej nga krimi, mafia. Është pa polici shteti, se policia është dorëzuar në duart e krimit. Pa ministri mbrojtje, se është dorëzuar në duart e mafies. Edhe pa këshill të sigurimit kombëtar se anëtarët janë përfaqësues të mafies. Në këto kushte s’besoj të ketë prioritet më të madh për këtë komision se mbajtja e një qëndrimi për rikthimin e ligjshmërisë mbrojtjes së republikës se sa një projektligj që forcon axhendën shpopulluese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese