Një shtetas 33 vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Tiranës apsi dyshohet se ka përndjekur për rreth dy muaj ish-të dashurën e tij. Për me tepër i riu e ka marrë atë me forcë në automjet ku dyshohet se edhe e ka dhunuar dhe kërcënuar.
Sipas njoftimit të dhënë nga Policia e Tiranës, ngjarja është regjistruar më 17 shtator të këtij viti në Kryeqytet. Por nuk mbaron me kaq, pasi një ditë më parë dyshohet se 33-vjeçari ka kërcënuar edhe punëdhënësin e ish-partneres me qëllimin që ajo të largohej nga puna.
“Një 33-vjeçar, pasi dyshohet se, për rreth 2 muaj, ka përndjekur ish-të dashurën, të cilën, më datë 17.09.2026, dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet, ku e ka dhunuar dhe kanosur. Dje, dyshohet se 33-vjeçari ka kanosur punëdhënësin e kësaj shtetaseje, për ta hequr atë nga puna“, njoftoi polica.
