Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK e pezulloi dhe Edi Rama e liroi menjëherë nga detyra, ja kush do ta drejtojë përkohësisht Shërbimin Informativ pas Vlora Hysenit

Shkruar nga Newsbomb
SPAK e pezulloi dhe Edi Rama e liroi menjëherë nga detyra, ja kush do
Foto ilustruese: Sherbimi Informativ i Shtetit

Elvis Lila do të jetë drejtuesi i përkohshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, pasi institucioni ka mbetur pa drejtues prej ditës së djeshme kur SPAK njoftoi pezullim nga detyra për Vlora Hysenin dhe kryeministri Edi Rama e liroi.

Në kushtet kur një nga institucionet kyçe të sigurisë dhe kundërzbulimit në vend është në një situatë të tillë, është vendosur që drejtimi i përkohshëm t'i besohet Elvis Lilës.

"Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit", shkroi dje kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Amerikë.

Konkretisht, për Vlora Hysenin janë caktuar nga SPAK masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

Nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal bëjnë fjalë për Përkrahje të autorit të krimit, në këtë rast Ergys Agasi, në mënyrë që ai t'i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, si dhe Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, dhënia e informacioneve të konsideruara sekret ndaj personave të tretë, sërish në këtë rast Ergys Agasi.

Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni dhe biznesmeni kontravers Ergys Agasi, rezulton se kanë pasur komunikime të vazhdueshme edhe përtej punës dhe siç rezulton nga mesazhet e zbardhura, përmbajtja e tyre konfirmon këtë fakt.

“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”, ishte një nga mesazhet që Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit. Gjatë kësaj kohe, mendohet se biznesmeni ka qenë në kërkim.

Mes ish-drejtueses tashmë të shkarkuar të SHISH dhe Ergys Agasit, ka pasur komunikim deri pak para arrestimit të biznesmenit në zonën e Plepave në Durrës. “Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt...do ia hedhim...problemi është koha", i ka shkruar Vlora Hyseni biznesmenit.

Gjithashtu, bëhet me dije se SPAK ka gjetur në makinën e Ergys Agasit, 9 faqe me diagrame (dokumente sekrete) të SHISH, gjatë kontrolleve që u ushtruan në “Equos Resort” më datë 22 korrik. Biznesmeni mësohet se në seancë e ka pranuar se dokumentet i përkisnin atij dhe se i kishte lënë me qëllim që t’i gjente SPAK aty.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese