Nesër në orën 10:00 do të rikthehen punimet në Parlament, ku deputetët do të mblidhen për të folur për rendin e ditës dhe temat politike më të debatueshme të javës.
Por si edhe në seancat e shkuara, nuk do të mungojnë edhe protestat. Në grupin e tyre të mesazheve në Whatsapp, studentët kanë paralajmëruar se nesër do të mblidhen para godinës së Kuvendit në orën 09:00. Ndërsa është zbardhur edhe porosia, që të jenë të pajisur me vezë.
“Nesër ora 09:00 rreth parlamentit. Mos harroni vezët”, shkruajnë studentët në postimin e tyre në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Kujtojmë që në protestat e shkuara para Parlmentit nuk kanë përfunduar pa incidente. Teksa protestuesit kanë qëlluar me vezë deputetët policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa nuk kanë munguar as shoqërimet e tyre.
Ndërkohë është bërë publik edhe rendi i ditës, ku përfshihen dy iterpelanca me ministrat e Arsimit dhe Mjedisit.
