Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit në Asamblenë e OKB-së: Jemi viktima të terrorizmit, jo autorë

23 Shtator 2026 | 16:33

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian foli para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mërkurën, në fjalimin e tij të parë në këtë organ botëror që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën konfliktin me vendin e tij.

Fjalimi i tij vjen një ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se mund ta “asgjësojë Republikën Islamike” dhe “ta çojë ata në ferr”.

Presidenti iranian u ngjit në podium dhe menjëherë i përgjigjet vërejtjeve të Donald Trump të bëra dje.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara na përshkroi si terroristë. Ne kemi qenë viktima të terrorizmit. Unë vij nga një Iran në të cilin udhëheqësi ynë suprem i nderuar u vra pa asnjë kornizë ligjore apo arsye. Unë vij nga një Iran ku, në të vërtetë, ata bombarduan një shkollë”, tha ai.

Teksa po fliste president iranian mbante në dorë fotografi të fëmijëve të vrarë në bombardimin e një shkolle në Minab në shkurt.

“Fëmijë të pafajshëm, të cilët në të vërtetë nuk kishin kryer asnjë krim, asnjë mëkat”, shtoi ai.

SHBA-të kanë mohuar se kanë synuar qëllimisht civilët dhe po hetojnë sulmin në shkollë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

Administrata Trump po përgatit një plan për të ndaluar eksportet e naftës për 90 ditë, pavarësisht përçarjeve brenda administratës dhe me industrinë e naftës, në...
20:16 | 23/09/2026

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbuluar tregtime në bursë me vlerë miliona dollarë të kryera gjatë korrikut, duke përfshirë ato në firma nga SpaceX...
20:11 | 23/09/2026

Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve

Lituania, Letonia dhe Estonia i kanë kërkuar bashkërisht Komisionit Evropian mbështetje shtesë financiare nga BE-ja për aftësitë e luftimit me dronë, tha Ministri i Mbrojtjes...
20:05 | 23/09/2026