Tatimet vijojnë rimbursimin e tatimit të mbipaguar, rreth 2200 përfitues

23 Shtator 2026 | 18:12

Administrata Tatimore po vijon procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025.

Sipas përditësimit më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në fazën e radhës të procesit janë 2,192 individë përfitues, për të cilët vlera e rimbursimit arrin në 360 mijë euro.

Rimbursimet vijnë në vijim të procesit të nisur më herët nga Administrata Tatimore për kthimin e tatimit të mbipaguar dhe përfitimeve që lidhen me zbritjen për fëmijët në ngarkim.

Deri në mesin e muajit gusht, sipas të dhënave të publikuara nga Tatimet, kishin përfituar 39,940 individë, ndërsa shuma e kaluar në favor të tyre kishte arritur në 6.4 milionë euro.

Procesi nuk ka përfunduar ende. Tatimet u bëjnë thirrje veçanërisht individëve që rezultojnë përfitues, por nuk e kanë marrë ende shumën përkatëse, të kontrollojnë dhe saktësojnë të dhënat e llogarisë së tyre bankare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu

Është arrestuar në Rusi, me qëllim ekstradimi, Shpëtim Aliu, i njohur edhe me emrin Salvatore, i shpallur në kërkim nga SPAK si drejtues i një...
20:28 | 23/09/2026

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht një vajzë dhe vëllain e saj të mitur, ndalohet nga AMP polici në Klos

Është ndaluar këtë të mërkurë nga AMP një punonjës policie në Klos, pasi akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Sipas njoftimit të AMP-së, punonjësi...
17:46 | 23/09/2026

KED miraton pesë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, ndalon kandidimin e Brunilda Barës

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka lejuar vijimin e kandidimit të Alban Toros, Arta Vorpsit dhe Genci Gjonçajt për postin e gjyqtarit në Gjykatën...
17:41 | 23/09/2026