Ministri i Jashtëm në “Kartën e Adriatikut”: Anëtarësimi i Kosovës do të forconte sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal

23 Shtator 2026 | 18:18

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së Adriatikut, të organizuar nën kryesimin e Kroacisë.

Në ndërhyrjen e tij, ministri theksoi nevojën për forcimin e këtij mekanizmi përballë sfidave të reja të sigurisë dhe për një bashkëpunim rajonal më gjithëpërfshirës, duke kërkuar përparim në procesin e anëtarësimit të Kosovës.

“Kërkesa e Kosovës për anëtarësim ka mbetur në pritje për një kohë tepër të gjatë. Përparimi në këtë çështje do të forconte kohezionin rajonal dhe aftësinë tonë kolektive për të përballuar sfidat e përbashkëta të sigurisë”, u shpreh ministri Hoxha.

Më shumë se dy dekada pas krijimit të saj, Karta e Adriatikut mbetet një shtyllë e rëndësishme e sigurisë rajonale dhe e bashkëpunimit euroatlantik.

Ministri vuri në dukje se kërcënimet kibernetike, siguria energjetike dhe manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion (FIMI) kërkojnë rritjen e efektshmërisë së Kartës, krahas thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit rajonal në tërësi.

Duke u ndalur te rëndësia e gjithëpërfshirjes, ministri theksoi se siguria në Ballkanin Perëndimor kërkon edhe integrimin e plotë të të gjitha vendeve dhe shoqërive të rajonit në mekanizmat e bashkëpunimit dhe të përgjegjësisë së përbashkët.

“Stabiliteti afatgjatë mund të arrihet vetëm kur të gjitha vendet dhe shoqëritë e rajonit të jenë plotësisht të integruara në kuadrin e bashkëpunimit, sigurisë dhe përgjegjësisë së përbashkët, mbi të cilin mbështetet e ardhmja jonë”, theksoi ai.

Ministri Hoxha nënvizoi se një Kartë e Adriatikut më e hapur, më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse, e aftë t’u përshtatet sfidave të reja, i shërben një Ballkani Perëndimor më të sigurt dhe të ardhmes së përbashkët euroatlantike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: Opozita të vijojë aksionin, jo bojkot të Parlamentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, foli për aksionin opozitar dhe qëndrimin që duhet të mbajë opozita, duke u...
19:26 | 23/09/2026

Masa e sigurisë për shefen e SHISH, Berisha: Rama po përpiqet ta minimizojë çështjen

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi nga mbledhja e kryesisë së PD-së kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të mbrojë ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, pas nisjes...
18:54 | 23/09/2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

Komisioni pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027 në një plan të ri veprimi, i cili pritet të përfshijë gjithashtu...
17:30 | 23/09/2026