Shpenzimet e bashkive u rritën me rreth 18% gjatë vitit 2025

23 Shtator 2026 | 18:09

Shpenzimet e bashkive u rritën me ritme të forta gjatë vitit 2025, por pjesa më e madhe e parave vazhdon të përdoret për paga dhe funksionimin e përditshëm, ndërsa vetëm rreth një e pesta shkon për investime. Sipas raportit “Qeverisja Vendore në Shqipëri 2025” të Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, 61 bashkitë shpenzuan rreth 87.1 miliardë lekë, ose rreth 13 miliardë lekë më shumë se në 2024, një rritje prej 17.6%.

Nga totali prej 87.13 miliardë lekësh, shpenzimet kapitale arritën në 18.56 miliardë lekë, ose vetëm 21.3%. Ndërkohë, pagat dhe sigurimet përbënin 45.6% të shpenzimeve dhe shpenzimet operative 25.3%. Raporti vëren se buxhetet vendore mbeten të dominuara nga shpenzimet korrente dhe se hapësira për investime kapitale është relativisht e kufizuar.

Rritja e shpenzimeve është ushqyer edhe nga faturat më të larta të personelit. Shpenzimet për paga dhe sigurime u rritën me 17.7%, çka raporti e lidh me politikën e pagave të zbatuar gjatë viteve 2023-2024 dhe me shtimin e numrit të punonjësve në administratën vendore.

Në fund të vitit 2025, bashkitë kishin gjithsej 39,910 punonjës, ose 1,038 më shumë se një vit më parë. Në 45 nga 61 bashki numri i punonjësve u rrit. Shtimin më të madh e regjistroi Kamza me 237 punonjës, e ndjekur nga Fieri me 153 dhe Shkodra me 65. Në krahun tjetër, Tirana kishte 68 punonjës më pak, Cërriku 29 më pak, Puka 20 dhe Vlora 16 më pak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rregulla të reja me fondet e pensionit privat, mbrohen kursimet e qytetarëve

Më shumë kontroll mbi fondet e pensionit privat. Më shumë transparencë për qytetarët. Ky është synimi i ndryshimeve të reja ligjore, tw shpallura për konsultim...
18:24 | 22/09/2026

Taksat e karburantit në Evropë: Cili vend takson më shumë benzinën?

Mbushja e një makine nuk ka kushtuar kurrë më shumë në Bashkimin Evropian. Benzina Euro-super 95 arriti një mesatare të ponderuar të BE-së prej 2.063...
15:21 | 22/09/2026

Rriten arkëtimet në buxhetin e shtetit, tejkalohet plani në 8 muaj

Të ardhurat e buxhetit vijojnë të rriten dhe gjatë 8-mujorit të vitit 2026 kanë kaluar lehtë objektivin e planifikuar. Sipas të dhënave paraprake të treguesve...
17:51 | 21/09/2026