LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 116-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • I pari që e mori fjalën ishte aktivisti Edison Lika. • Duke folur para qytetarëve ai u shpreh se qëndresa dhe rezistenca e protestuesve në shesh i ka dhënë rezultatet e veta. • Ai u ndal te zhvillimet e fundit që lidhen me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, duke thënë se presioni i vazhdueshëm i protestës ka ndikuar në goditjen e personave të lidhur me pushtetin. • Profesori Lush Susaj ishte një nga folësit në protestën e 116-të e cila po zhvillohet para Kryeministrisë. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para godinës qeveritare, ai u bëri thirrje qytetarëve, studentëve dhe nxënësve që t’i bashkohen protestës. • Susaj kritikoi qytetarët që qëndrojnë pasivë ndërsa vendi përballet me probleme të shumta. • Aktivistja Sidorela Vatinkaj tha qeveria është e zhytur në korrupsion, ndaj në lidhje me këtë kërkoi që përgjegjësia të shkojë deri tek kryeministri Edi Rama.  • Duke folur para protestuesve, Vatinkaj tha se ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni nuk mund të kenë vepruar pa dijeninë e kryeministrit. • Sipas saj, tashmë rradhën për tu pyetur, për tu hetuar dhe për tu vënë para drejtësisë e ka kryeministri Rama. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre.

7 artikuj për këtë temë.

13 MINUTA ME PARE

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet "Ju erdhi fundi", ata kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës dhe kanë finalizuar ditën e 116-të të revoltës së tyre. 

Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.

Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare./Dosja.al

51 MINUTA ME PARE

“Çlirohuni dhe dilni në sheshin e lirisë”/ Profesor Lush Susaj thirrje rinisë: Ta përmbysim këtë sistem autokratik, vendi ndodhet nën frikë dhe terror

Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Lush Susaj

TIRANA- Profesori Lush Susaj ishte një nga folësit në protestën e 116-të e cila po zhvillohet para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para godinës qeveritare, ai u bëri thirrje qytetarëve, studentëve dhe nxënësve që t’i bashkohen protestës.

Susaj kritikoi qytetarët që qëndrojnë pasivë ndërsa vendi përballet me probleme të shumta. Ai u bëri thirrje gjithashtu forcave politike, të cilat sipas tij nuk janë përfshirë në korrupsion të marrin pjesë në protestë.

Lush Susaj: Për ata që bëjnë sehir dhe karshillëk me injorancën e tyre duke qëndruar në kafe, i bëj thirrje hajdeni o vëllezër e motra në shesh, sepse qëndrimi juaj është kundër qytetarësi, është pozicion mjerani. Më gjeni një vend tjetër në bota ku qytetari dalldiset në kafe dhe raki dhe shteti shkërmoqet para syve. Shqipëria është tredhur nën frikë dhe terror, unë ju bëj thirrje, largojeni frikën dhe terrorin. Nuk vdes njeri për bukë. Dilni në sheshin e lirisë. Së dyti Ju bëj thirrje nxënësve dhe studenteve, ju lutem dilni në sheshin e lirisë për veten tuaj. Çlirohuni dhe dilni në sheshin e lirisë.

Së treti i bëj thirrje forcave politike, ata që nuk e kanë lyer fytyrën në korrupsion, dilni në sheshet e lirisë dhe përbuzni sistemin autokratik të partive që masakruan Shqipërinë. Po na shembet çatia mbi kokë, po na digjet shtëpia ku jemi aksionërë të përbashkët./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Nisin fjalimet para Kryeministrisë/ Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet. I pari që e mori fjalën ishte aktivisti Edison Lika. Duke folur para qytetarëve ai u shpreh se qëndresa dhe rezistenca e protestuesve në shesh i ka dhënë rezultatet e veta. Ai u ndal te zhvillimet e fundit që lidhen me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, duke thënë se presioni i vazhdueshëm i protestës ka ndikuar në goditjen e personave të lidhur me pushtetin.

Në fund, Lika e mbylli fjalën me një mesazh të fortë ndaj kryeministrit, duke pretenduar se ai është gjithnjë e më i izoluar politikisht dhe se rënia e tij do të jetë e pashmangshme.

Edison Lika: A mendoni se do të ishte arrestuar Agasi nëse nuk do të ishte kjo protestë? Po drejtoresha e SHISH në arrest shtëpie? A mendoni se e radhës do të jetë Balluku pikërisht prej kësaj proteste? A mendoni se pas Ballukut radhën e ka Rama Qëndresa dhe rezistenca jonë në shesh i ka dhënë rezultatet e veta. Sot në Austri është kapur edhe Mërtiri me provat e inceneratorëve. Ditë pas dite e kemi gërryer pushtetin e kësaj qeverie. Rama ka mbetur pa asnjë mik e aleat. Pastaj do të jetë shumë e lehtë të bjerë, ai është një tigër prej letre./Dosja.al

1 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 116-të: Hetoni lart, jo vetëm poshtë

Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pankarta

TIRANA- Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ku mblidhen çdo ditë, për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë. Në ditën e 116-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave. Përveç thirrjeve kundër qeverisë, në pankarta janë evidentuar shqetësime që lidhen me korrupsionin dhe zgjedhjet./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje nga marshimi

TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Skënderbej kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Ata kanë paralajmëruar për ditën e nesërme një tubim përballë Kuvendit, ndërsa nën thirrjet "Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria" kanë nisur marshimin në drejtim Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime nga organizatoët e protestës. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njejtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

1 ORE ME PARE

116 ditë protestë/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protesta në Tiranë (foto ilustruese)

TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 116-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al

2 ORE ME PARE

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 116-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al

Sondazh

Poll

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor...

Eurodeputetët udhëtojnë drejt Zvërnecit, priten me protesta nga banorët e zonës

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen....

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si i denonconte më para Berisha Ergys Agasin...

Kontrolli në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga ambientet e SPAK

Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Protesta në Tiranë/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranë

Shpërthen aktorja Egla Ceno: Njeri i neveritshëm, Rama të mbathë atletet e të shporret

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës

Rama: Diaspora nuk është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh

114 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh kundër qeverisë, vijon tubimi para Kryeministrisë

"Besoj që është vendimi i duhur", Rama: Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli, Shqipëria në krah të Kosovës

Shqiptarët në Michigan e pritën me protestë/ Rama: Do doja t’i kisha përballë meje!

"Flamingo pushtoi bulevardin"/ Rama në Michigan: Askujt nuk ia merrte mendja se një shpend do ta...

Furgoni përplaset me betonët anësorë te mbikalimi i Kasharit, 4 pasagjerë të lënduar

Bie zjarr në tarracën e një pallati në Korçë, alarmohen banorët

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Shushicë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

Braho: Prioritet, ka ndihmuar punën e SPAK.Çela:Po ndryshojmë strategjitë tona në luftën ndaj krimit