Familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

23 Shtator 2026, 19:35Rajoni TEMA
Familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi kërkojnë

Familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit kanë bërë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar, në një kohë kur vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shënoi një goditje të fortë për popullin shqiptar.

Në një letër të publikuar nga djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, familjet kanë shprehur mirënjohje për qytetarët e Kosovës për mbështetjen e tyre.

Letër e familjeve Thaçi, Veseli dhe Krasniqi:

Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë.

Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara.

E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit.

4 Komente

  1. P
    Prishtina

    Aha këta me SHIKU-N që zbulonin armiq , por asnjëherë nuk kërkuan e zbulua kush ua vret shokët- qe 2 vite nuk lejojnë prej Hage- që të zgjidhet Presidenti i Kosovës sepse e kanë ruajt vendin e Presidentit për Hashimin.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Kujt ja kerkojne? Vet ata e firmosen gjykaten speciale, besuan te Rama tani rrini ne burg. Gezuar ramazonin

      Përgjigjjuni
      1. Hakiu

        Presin ti shpeton Albini,jo kerkoni ndihme nga edi nevojtorja e baton bagla,tv klan serbia,analist e gazetar me lot krokodilli.Vone eshte,mendoni me vepru pra me ble apelin,jo nuk funksionon kshtu evropa,nuk keni faj jeni msu me gjykatat ne Kosove,vendimet i kane marre nga zyret e PDK-se,ju eshte kalle bishti juve ne PDK,doni me marre me vete e kalle Kosoven,edhe kjo nuk funksionon,munde te beni ndonje dem po vete keni me u fundos.Jeni kriminel me vendim gjykata,paqit çkae bo beni.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          Do te duhej qe kjo biba spikerice haxhiu te kujtohet vite me pare per keto familje dhe pse jo edhe tash ta thot ne cilien pozite i fton,si kryetare e kuvendit te pakonsituuar,si deputet apo si cicerone e serbise, sidoçoft te gjitha qe ka per tju thane tashme ju ka thane qindra her, une ne vendin e tyre do ta refuzoja çdo takim me te sepse kjo biba kurre nuk eshte distancuar nga dejona mihajlloviqi, gerdalla donika,ai derr-puteti geci,akademiku magar bahtiri,magjupi dimal basha, ugiqi pa brina krreki,faruk mujka, skellzen gasi e shum te tjer udbash me te cilet biba ndane pushtetin..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje