LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit dhe survejimit! Rama po përpiqet të fajësojë Vali Bizhgën për skandalin

Në lidhje me këtë Berisha tha se ajo ka zero lidhje me shërbimin informativ kombëtar dhe shërbimet e tjera inteligjente.

23 Shtator 2026, 18:55 Nga E.d
Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni e ka pajisur Ergys Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit dhe survejimit. Gjatë fjalës në mbledhjen e kryesisë së PD, kryedemokrati tha se Edi Rama po përpiqet të fajësojë për këtë Vali Bizhgën.

Në lidhje me këtë Berisha tha se ajo ka zero lidhje me shërbimin informativ kombëtar dhe shërbimet e tjera inteligjente. Ai theksoi se ligjet dhe Kushtetuta përcaktojnë shumë qartë se para kujt janë përgjegjës ato shërbime. 

Sali Berisha: Të ndalemi për një moment, ku është sot siguria kombëtare e shqiptarëve? Një president hajdut, i akuzuar për plaçkitjen me Edi Ramën të pronave të ushtrisë. Ermal Raketa, i përzgjedhur nga Roni Yeffet për kontrabandën dhe aferat e tij. Ermal Nufi. Ergys Agasi me Lindën dhe Vlora Hysenin. Ervin Demo, që zuri vendin e atij që ishte për faktin e vetëm se ai nuk kishte lidhje krimi siç ka Ervini. Kurrë ndonjëherë siguria kombëtare e këtij vendi nuk ka qenë në duart e botës së krimit siç është sot dhe për arsyen e vetme se Edi Rama është një padrino i vërtetë.

Përpiqen, kanë 24 orë që e gjithë propaganda, të gjitha tentakulat e SHIK-ut në media dhe kur unë denoncoja publikisht rekrutimet që ajo bënte, mediat mërziteshin me mua. Unë i bëja ato denoncime në interesin e tyre më të mirë.
Shikoni tani se çfarë bëjnë, si i bëjnë avokatinë një njeriu, që pas Edi Ramës është turpi më i madh kombëtar.

Shikoni se si Edi Rama po përpiqet të fajësojë për këtë Vali Bizhgën. Ajo mund të ketë 1 mijë të zeza, por në ligje dhe Kushtetutë ajo nuk ka asnjë lidhje, ka zero lidhje me shërbimin informativ kombëtar dhe shërbimet e tjera inteligjente. Ligjet dhe Kushtetuta përcaktojnë shumë qartë se para kujt janë përgjegjës ato shërbime. Në mënyrë që të mos kishte një të dytë në shërbimin informativ kombëtar, në kundërshtim me Kushtetutën nuk është propozuar i dytë aty, sepse zëvendësdrejtori në këtë shërbim është nomenklaturë me Kushtetutë e kryeministrit dhe presidentit.

I dyti i është besuar Vlora Hysenit është një drejtor Jurgen Kola, drejtori më i rëndësishëm, me një lokal në Bërzhitë ku këta bënin takimet. Lokal në të cilin Vlora Hyseni dorëzonte sekretet, i dorëzonte mjetet. Ajo kishte pajisur këtë kriminel mafioz me mjetet më të sofistikuara të përgjimit dhe survejimit dhe filmimit. Kishit dëgjuar ju dhe keni dëgjuar se si zyra e tij në bllok, sapo vije këmbën, ishe i regjistruar me zë, figurë dhe me të gjitha. Që të gjitha këto mjete dhe dhuratë e Vlora Hysenit për Ergys Agasin, koordinatori e grupeve dhe karteleve të drogës të Edi Ramës./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor...

Eurodeputetët udhëtojnë drejt Zvërnecit, priten me protesta nga banorët e zonës

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen....

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si i denonconte më para Berisha Ergys Agasin...

Kontrolli në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga ambientet e SPAK

Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Protesta në Tiranë/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranë

Shpërthen aktorja Egla Ceno: Njeri i neveritshëm, Rama të mbathë atletet e të shporret

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës

Rama: Diaspora nuk është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh

114 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh kundër qeverisë, vijon tubimi para Kryeministrisë

"Besoj që është vendimi i duhur", Rama: Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli, Shqipëria në krah të Kosovës

Shqiptarët në Michigan e pritën me protestë/ Rama: Do doja t’i kisha përballë meje!

"Flamingo pushtoi bulevardin"/ Rama në Michigan: Askujt nuk ia merrte mendja se një shpend do ta...

Furgoni përplaset me betonët anësorë te mbikalimi i Kasharit, 4 pasagjerë të lënduar

Bie zjarr në tarracën e një pallati në Korçë, alarmohen banorët

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Shushicë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

Braho: Prioritet, ka ndihmuar punën e SPAK.Çela:Po ndryshojmë strategjitë tona në luftën ndaj krimit