Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

23 Shtator 2026, 17:45Kronika TEMA
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases

Një 41-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se duke e kanosur me thikë, i vodhi me dhunë çantën me sende personale, një shtetaseje gjermane, te Liqeni Artificial.

Një ditë pasi iu vodh me dhunë çanta me sende personale, nën kërcënimin e thikës, te Liqeni Artificial, shtetasja gjermane T. K., 50 vjeçe, është paraqitur pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, për të falënderuar efektivët që u angazhuan për zbardhjen e rastit.

“Duke vlerësuar reagimin e shpejtë të Policisë, identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorit të dyshuar, si dhe gjetjen e sendeve të saj personale, shtetasja gjermane ka shprehur mirënjohjen e saj për punën dhe profesionalizmin e efektivëve të Policisë së Komisariatit Nr. 1”, tha policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas marrjes së njoftimit për vjedhjen me dhunë, organizuan operacionin policor të koduar “Reaction”. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit J. S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur me dhunë çantën me sende personale shtetases gjermane, duke e kanosur me thikë. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë dorëzuar 50-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

5 Komente

  1. T
    Trimi e burri Dede Gjo Luli

    Turp te vjellesh turistet te qifsha ropt, gjyqtari mos ta denoj por ti ler dore te lire policeve ti japin nje dru qe te zej mend

    Përgjigjjuni
    1. g
      gjergji

      Turp eshte te vjedhesh dhe shqiptaret. Policia i njeh gjithe hajdutat dhe xhepistat dhe nuk i arreston por i lë vetë te lire. Po te mos ishte turiste policia skishte per ta kap.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nelsi

      Skifteri i bythes...cfare jane keto emra qe ju jepni. Jane letyra, mbeturina, bajga, njerez te mbaruar qe vjedhin dhe vrasin. Boll me 35 vjet pacavure shtet. Futini brenda per jete.......qelbesira!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Habeei

        I lumte policise! Lajm i mire se nuk ka qene e lehte dhe brenda 24 oreve.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shpellaret

          ve bast qe do jete ndonje shpellar , pse nuk e jepni foton e ketij bastardi,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje