Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
"Kërkojnë dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kry...
"Kështu janë infot…Tao shoku"/ Ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi 23 Shtator...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Në lidhje me këtë, gazetarja theksoi se për këtë dokumentar është bërë një punë e gjerë investiguese dhe dokumentuese, ndaj nuk bëhet fjalë për një prodhim të bazuar vetëm në disa intervista.
TIRANA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Shpëtim Aliut në Rusi. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se ndaj Aliut Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gjithashtu është arrestuar në Itali edhe Alok Mittra, 47 vjeç. Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", "Falsifikimi i dokumenteve", “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Njoftimi i policisë
Policia e Shtetit/Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The ëanted”. Arrestohen në Rusi dhe në Itali, 2 pjesëtarë të rrjeteve kriminale ndërkontinentale në fushat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe lëvizjes ilegale të emigrantëve.
Si rezultat i bashkëpunimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Moskës dhe Interpol Romës, gjatë këtyre 2 fazave të operacionit të koduar “The ëanted”, u arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht:
-S. A., 51 vjeç, i kapur në Rusi, të cilit, në muajin qershor, 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
-Alok Mittra, 47 vjeç, i kapur në Itali, të cilin, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", "Falsifikimi i dokumenteve", “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet rezultoi se 47-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal, i cili për 6 muaj në vitet 2023-2024, organizoi kalimin e kundërligjshëm të kufirit, të rreth 253 shtetasve nga Bangladeshi, kundrejt përfitimeve financiare. Shtetasit e huaj silleshin në Shqipëri, nga Dubai, dhe nënshkruanin kontrata pune fiktive për t’u pajisur me leje qendrimi.
Sapo pajiseshin me këtë dokument, ata niseshin drejt shteteve të BE-së. Gjatë itinerarit të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi Alok Mittra shoqëronte shtetasit e huaj dhe merrej me transportimin dhe akomodimin e tyre. Në bashkëpunim me homologët në Moskë dhe në Romë, Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e të dy shtetasve, në Shqipëri./Dosja.al
Shpëtim Aliu RUSI- Salvatore alias Shpëtim Aliu, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të ...
Sidorela Vatinkaj TIRANA- Aktivistja Sidorela Vatinkaj tha qeveria është e zhytur në korrupsion, ndaj në lidhje me këtë ...
Ish-krerët e UÇK-së KOSOVA- Familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit kanë bërë thirrje p&eum...
Lush Susaj TIRANA- Profesori Lush Susaj ishte një nga folësit në protestën e 116-të e cila po zhvillohet para Kryeministris&...
Pamje TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet. I pari që e mori fjalën ishte aktivisti ...
Pankarta TIRANA- Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ku mblidhen çdo ditë, për të nisur më pas mars...
Pamje nga marshimi TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit n&eum...
Protesta në Tiranë (foto ilustruese) TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 116-të të protestë...
Pamje GJIROKASTRA- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në orën 17:14 në dalje të Liqenit të Viroit, në Gjirok...
Foto ilustruse TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 116-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...