Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, zbardhen porositë e Berishës, ja cili do jetë aksioni i PD

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni do të dalë nesër para Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë. Dy ditë më parë, ndaj saj u caktua masa “arrest në shtëpi ndërsa akuzohet se dha informacione shtetërore te grupet kriminale dhe se përkrahu Ergys Agasin.
Për këto zhvillime, duket se edhe opozita e ka një plan për aksionin e saj. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi sot Kryesinë, ku të pranishëm ishin edhe sekratrët dhe u vendos se nga ana e opozitës nuk do të ketë protesta, por duhet mbështetje për tubimin e qytetarëve që dalin në shesh prej më shumë se 3 muaj.
Këtë gjë e bëri të ditur gazetarja e Vizion Plus Olta Blaci, e cila në një lidhje live për edicionin qendror të lajmeve bëri me dije hapat që do ndërmarrë opozita. Sipas saj, PD nuk do të bojkotojë seancat plenare dhe as komisionet, por nuk do të lejojnë të ketë seanca normale.
“Partia Demokratike nuk do ta bojkotojë as parlamentin dhe as komisionet, por Partia Demokratike nuk do të lejojë seanca normale as në parlament e as në komisione
Sali Berisha e bëri të qartë që duke filluar nga mbledhja e parlamentit nesër, e vetmja çështje që do të kërkojë opozita të diskutohet është çështja e Vlora Hysenit dhe përgjegjësive të kryeministrit Edi Rama për emërimin e saj dhe mbajtjen e saj në detyrë
Kështu që në këtë kontekst ka pak gjasa që seanca nesër të jetë normale, pritet që të jetë me tensione e të bllokohet seanca plenare
Përveç linjës së ashpër që do të mbajë grupi parlamentar në parlament dhe në komisione, Sali Berisha në fakt deklaroi se protesta nuk do të ketë. Ai u kërkoi demokratëve të mbështesin protestën e qytetarëve të cilët vazhdojnë prej më shumë se tre muajsh të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë çdo mbrëmje, por e bëri të qartë se PD-ja vetë nuk do të çohet në protestë”, tha gazetarja e Vizion Plus Olta Blaceri.




