Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

23 Shtator 2026, 13:18Blog Nga Ilir Yzeiri

Profesor Ilia Lëngun e kam mik prej shumë vitesh, e kam patur edhe pedagog. Ai është një nga përkthyesit e dalluar të frëngjishtes, sidomos i poezisë frënge, studiues i letërsisës frënge, po ashtu dhe ka qenë një pedagog me një integritet të rrallë. Sot, përveç pasionit për studimet që e shoqëron çdo njeri që është marrë me letrat në profesionin e tij, Profesor Ilia, me qenë se edhe banon relativisht afër Kodrave të Liqenit Artificial, ka një pasion për zogjtë dhe në profilin e tij modest në FB, poston herë pas pamje nga një strehëz e vogël zogjsh që ai e ka ndërtuar diku në Kodrat e Liqenit. Aty ka vendosur një copë dru të gjatë në formë govate që mbledh ujin, pastaj një filxhan për pak ushqim, diku më tej farëza dhe ai kënd është bërë si një shtëpizë e vogël për zogjtë e egër të Pyllit të Liqenit, si lloje të ndryshme të kanarinave, gjushëkuqve e të tjerë, të cilët vijnë e ulen pa drojë aty si të ishin shpendë shtëpiakë. ( https://web.facebook.com/reel/995863833179882).

Mirëpo, para disa ditësh, kur ai u kthye nga pushimet, shkoi si zakonisht te zogjtë e tij dhe atje pa atë që askush nuk mund ta shpjegojë përse. Një dorë barbare e kishte shkatërruar atë kënd, atë shtëpizë të vogël, kishte thyer filxhanin e ujit kishte përmbysur çdo gjë. Për fat të keq kjo nuk është hera e parë. Po kësaj çfarë emri t’i vësh. Nuk ka rëndësi se cili ka qenë ai, i madh apo i vogël, ajo që të trondit është sensi i makabritetit barbar që kemi në shpirt. Ajo është një metaforë e vogël përballë agresivitetit që kemi treguar ne si shoqëri ndaj natyrës, por flet shumë. Ajo tregon se ne ende edhe sot nuk i edukojmë fëmijët tanë me dashurinë e asaj që është jashtë nesh, që është e brishtë dhe e pambrojtur. Ai kënd i vogël në pyll, i ndërtuar nga dora e njeriut për t’u shërbyer zogjve që jetojnë larg nesh, do të duhej të ishte një mesazh i ngrohtë paqeje dhe respekti për natyrën, për ata që janë të pambrojtur dhe që me praninë e tyre na e bëjnë jetën më të bukur dhe i japin kuptim edhe atdheut.

Mirëpo instinkti ynë barbar që nuk e pëlqen këtë sjellje ndryshe të shqiptarit ndaj atyre që janë të pambrojtur dhe ndaj natyrës na çon më larg. Për fat të keq ne po afirmojmë gjithnjë e më shumë se Shqipërinë e duam vetëm që ta kemi si pronë tonën, që ta shfrytëzojmë për të vetmin qëllim- për pasurimin me çdo kusht. Gjithë narrativa jonë për atdhedashurinë duhet dekonstruktuar dhe nëse ne nuk nisim një ndryshim rrënjësor që të edukojmë fëmijët, prindërit e gjithë shoqërinë me një sjellje tjetër ndaj natyrës, ndaj asaj që është jashtë nesh, ky vend do të degradojë dhe etja pa fund për pasuri që i ka kapur shqiptarët do të kthehet nesër në një katastrofë. Për fat të keq kultura jonë dhe sjellja jonë ndaj natyrës apo ndaj asaj që është jashtë nesh dhe që është pasuri për të gjithë ne, pas rënies së diktaturës, jo vetëm që nuk ndryshoi, por u përkeqësua.

Të gjithë e kujtojnë se çfarë ndjesish patëm provuar kur për herë të parë kaluam kufirin dhe hymë në Maqedoni, bie fjala. Atje gjelbërim dhe vetëm gjelbërim. Te ne, kodrat e malet ishin shkatërruar në emër të hapjes së tokave të reja. Natyra nuk ishte më aleat, por burim që duhej shfrytëzuar, megjithëse ai shtet kishte kontroll të rreptë mbi të. Pas vitit ’90, të gjithë iu turrën tokave e maleve shqiptare jo për t’i bërë pjellore si fushat, siç ishte parrulla e komunistëve, por për t’i bërë saraje e vila për zengjinët e rinj që, në disa raste, nënshtruan edhe të gjitha qeveritë e këtyre 30 e ca vjetëve.

Të gjithë e dimë se zemërimi i madh popullor për ndërhyrjen brutale në zonën e mbrojtur të Zvërnecit ishte vetëm maja e ajsbergut e asaj që ne përjetojmë çdo ditë, ku jashtë banesës sonë, në territorin tonë të përbashkët ne sillemi sikur ai të jetë i askujt. As rruga nuk respektohet si një vend që duhet të na përkasë të gjithëve. Në shumicën e rasteve ajo është vendi ku duhet të zotërojnë të fortët. Në ambientet e shkollave fëmijët e të rinjtë, megjithëse kanë vendet e grumbullimit të mbeturinave, i hedhin ato ku të munden. Hapësira jashtë territorti të shtëpisë e shkollës është një hapësirë që nuk përfillet si e jona.

Nëse do të ngjitemi më lart me arsyetime, atëherë, për fat të keq, do të thoshim se marrëdhënia jonë me pronën është e helmuar që në ngjizje. Por ky është një debat më i gjerë. Mjaft të kujtojmë se si mund të bëheshe i pasur në Perandorinë Otomane, apo mjaft të kujtojmë se si u turrën gjithë të fortët e Albanisë në kryeqytitin otoman për t’u bërë vezirë e luftëtarë të hordhive turke që të bindemi se në kulturën tonë u ndërfut sepse dëshëm vetë shpërblimi përmes palçkitjes, sepse kjo ishte forma e pasurimit dhe e shperblimit në atë sistem.

Pas vitit 1912, kur territore të mëdha të vendit mbetën jashtë, ishte vonë. Nuk dua të zgjatem më tej në histori, por duke u kthyer te historia e profesor Ilias dhe zogjve të tij më duhet të them se ky instikt shkatërrimtar e barbar që lulëzon ndër ne e zhvlerëson edhe revolucionin e flamingove. Edhe sot ata që kanë mbetur në shesh, jo vetëm që i harruan flamingot, por me agresivitetin e pashuar që shpallin çdo natë, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se e mbajën ndezur zjarrin e urrejtjes dhe shkatërrimit, që në një moment të dhënë mund të djegë gjithçka.

9 Komente

  1. T
    Tironsi

    Ore lum miku ti ke 800 xhamia te ....kultures beduino-arabe,,,,te kohes se gurit,,,,,te nje injorance e primitiviteti te papare...dhe ti shtron pyetjen perse arnautet e Muhamed pedofilit nuk i mesojn femijt e tyre me,,,,,dashuri,,,,per natyren.....vajmedet...te jesh kaq i trashe..apo ben ironi....

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Hajde more gabel je bere si ata Greket esmere qe mendojne se ngjasojne me Sokratin.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Ben, ne fakt nuk e kuptoj postimin tend; po nuk je dakord, shkruaj argumentet e tua, si kundervenie. Kaq eshte nese don qe te lexojme edhe ty, dhe te bejme krasim. Pa, sharja ose ofendimi.nuk me ndihmom mua apo nje tjeter qe te mbaj nje qendrim apo pozicion te caktuar.

        Përgjigjjuni
        1. u
          ujku i balles (ballu(j)ku)

          ke te drejte ben. ky rrocka (me fal bibilja) mendon se eshte vete barbar dhe jane te gjithe te tjeret si puna e ketij jevgo"profesori". te ngjasonte te pakten me raxh kapurin edhe do shtyhej ndopak. po me tepr ngjan si ata qe varen neper makinat e pastrimit te plehurinave.

          Përgjigjjuni
        2. l
          likja

          Me pelqeu tema e trajtuar nga ju ,e cila tregon "civilizimin" tone te vertete. Sado te bejme rruge, pallate etj te cilat vertet te kenaqin syrin, karakterin tone vehtire ta rregullojme me kaq pake vite. Do te duhen dekada te tera te vije ndryshimi me shume mund. Profesori qe ju refereoheni, me sa mbaj mend ka bere nje shkrim ne RD e viteve te para , kur ishte per nje vizite ne Zvicer, dhe per te treguar ku jemi ne, shkruan teksualisht: 'do te deshiroja te isha lope ne zvicer"

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maksi

            ILIR e lexova me vemendje shkrimin tuaj, ka shume rendi por mos te mendojm se arritjet ne boten e qytetruar jane realizuar fale qytetrimit aftesive te njerzve se jane te qytetruar etj etj.Nnuk duam ta kuptojm qe ne cdo veprimtari e perdorim, formulohen demet e shkaktuara ngapajkudesia e veprimet dashakeqe ,duke caktuar gjobat dhe vlerat ne nivele qe demtuesi ta ndjej thell demin qe shkakton.Po marre nje shembull denimi i shkeljeve te qarkullimit jashte shpejtesis lejuar,vendos gjoben 500000 deri 100000 lek por i zbatueshem jo me selektime(Te mos harrojm Z. Hysni Kapo shtate te arrestuar ne familjen e afert te tij por hapur te veprohet si per gjithe tetjert ( pa hyre ne probleme te tjera).Ilir kush i bene shkeljet 80% ata qe kane krahet e ngrohta e 20 % Tyryfylet,,prandaj dhe i ruajn dhe nuk prekin e demtojn andej.Po tek ne shohim interesin e vogel te njerezve qe merren me keto pune.Ndaj Ilir qe nuk e molloisni sic duhet shkrimin e te kuptojn te gjithe qe te digjet xhepi i yti apo i prinderve dhe do na detyroj qe te behemi si bota.Shiko Tiranen lejet e ndertimit qe jepen mos na ndodhte gje me... shiko si do piqen njerzit me gjume se ske ku hyne e ske ku delVetem ne shqipri nuk ka llogari , se ai qe te vendos ty ne pune smban as nje pergjegjesi qe vendos ne pune njeri koti ,me i gjete tjetrit pune,jo sipas rregullit per ti gete pues NJERIUN.Dhe te thote Taulanti qe partia nuk mbron pergjigju vete çer gabimet?.Nuk te bene pershtypje ty Z Taulant,qe more tyryfycken e bere ministre arsimi e arsimi te shkoji per pambuk,more GJENIUN qe skishte mesu akoma me lidhe ushkuret e bere minister te jashem ,e shkoj edhe ky per pambuk tani na merr tjetren njeri e heq e ti vene ne krye,e si smahet lergjegjesi per ket zgjedhje he more Ilir si gjykon ti?Un do thoja qe as ne Hombiribad nuk bejne vaki keto ,por mbahet pergjegjesi per demet qe i sjell Vendit me vepriet e tua pa pergjegjesi apo jo zoti Taulant?

            Përgjigjjuni
            1. f
              fshatari.pafshat

              Bukur e mire te gjitha sa jane shkruajtur, dhe vete Ilia ka pas qene njeri i kultivuar kulturalisht dhe mbase mbetet i tille...por vetem nje gje Ai ose Ju nuk e sqaroni, cila eshte ceshtja ime: Ilia na ka pas premtuar publikisht ne vitin 1991 se Shqiperia do te behet si Zvicra, madje edhe barin do ta kemi njelloj jeshil...Gjithesesi i uroj jete te gjate e te mbare.

              Përgjigjjuni
              1. A
                ABAZ ALIU TOMORR

                ME PELQEN XHAMIJA E LABERVE NE VLORE ,DHE TEQEJA E KANINES ,,,

                Përgjigjjuni
                1. c
                  cuf dabjoni

                  Mire e ke ti Ilir per Protestat inshallah nuk na e shkatërrojnë ate Bordelin- Kryeministrinë

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje