Shqipëria me ndarje të re? - Prezantohet drafti i reformës administrativo-teritoriale

23 Shtator 2026, 14:05Politika TEMA
Shqipëria me ndarje të re? - Prezantohet drafti i reformës

Drafti për ndarjen e re të Shqipërisë ku propozohet shkrirja e 15 bashkive dhe reduktimi i numrit të tyre në 46, është prezantuar në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore.


Por që në hapje të diskutimeve, deputetë të opozitës kanë kërkuar që projektligji të tërhiqet mbrapsht dhe të diskutohet në komision pasi të ketë përfunduar afati 60 ditor i konsultimeve me qytetarët në bashkitë e vendit, që i takon datës 29 shtator.

“Projektligji te merret mbrapsht dhe ti nënshtrohet një procedure kushtetuese. Te mbarojnë dëgjesat, të merret mendimi dhe pastaj te vihet këtu. Kjo reformë nuk mund të bëhet në mënyrë unilaterale, kjo reformë kërkon konsensus politik dhe qytetar. Sot njerëzit po shohin sy shqyer se si po ua merrni shërbimin, po u largoni shkollat, shërbimet sociale, duke i detyruar te largohen. Pse kjo është reformë”?

“Kjo që po bëhet është në kundërshtim me Kushtetutën. Nuk janë ftuar as krerët e bashkive ne dëgjesa. Hajde të punojmë me qetësi, të mos bëjmë anti ndarjen, të organizojmë referendume lokale”. 

“Ky raport nuk vjen nga qytetaret. Si mund të operojmë pa pyetur njerëzit dhe komunitetet se çfarë mendimi kanë ata. Sot duhet të shtronim debat tjetër, jo të masakrohej harta në këtë mënyrë pa pyetur askënd. Kërkoj që ky projektligj të shtyhet dhe të mos fillojë procedurat për miratimin e tij se mund të bëjmë një reformë më masakruese se 2014 që do të ketë pasoja ekonomike dhe sociale”.

“Në të gjithë vendet e BE kur dy bashki duan të bashkohen bëhet referendum, dhe e përcakton referendumi. Ju vete e keni pranuar se reforma e 2014 ishte e dështuar”.

Por kreu i Komisionit Ulsi Manja ka theksuar se Komisioni ka kompetencë vetëm të miratojë ose jo nismën në parim dhe nuk mund të votojë kthimin e saj mbrapsht.  Drafti pritet të miratohet më 8 tetor në seancë plenare.

2 Komente

  1. M
    Mos pirdhni per Saliun kriminel

    Miratojeni urgjent reformen territoriale!

    Përgjigjjuni
    1. I
      I Indinjuari 36 vjeçar

      MIRATOHENI URGJENT REFORMEN TERITORIALE DHE NXIRRNI LIGJE PER ADMINISTRIM TE RREPTE TE BASHKIVE DHE KOMUNAVE NDRYSHJE : sali kremineli do beje punen me sabotuse qe asnjeriut nuk ja ka marre mendja. Shteti do administrim dhe rregull te forte ne kohet qe po kalojme kur injoranca dhe liberalizmi ekstrem po derdhet si llave vullkani mbi kokat e shqiptareve. Te luftohet me ligj liberalizmi pa kufi,se ndryshje dilni kunder jetes dhe natyres qe na rrethon.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje