U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

23 Shtator 2026, 15:05Kronika TEMA
U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin,

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë Maks Haxhia ka mbajtur sot më 23 shtator një konferencë për mediat, në lidhje me gjobat e GJKKO-së për avokatët që kanë bojkotuar seancat, pas rregullores së re.


Haxhia u shpreh se për këtë problem i janë drejtuar edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, por se nuk kanë pasur asnjë përgjigje nga ky institucion.


Theksoi se gjobat e vendosura nga GJKKO-ja do të ankimohen, ndërsa qetësoi avokatët, duke thënë se edhe sikur gjobat të mbeten në fuqi, ato do të mbulohen nga Dhoma e Avokatisë.

“I jemi drejtuar edhe KLGJ-së për këtë problem dhe nuk ka pasur asnjë përgjigje.


Ne duam që drejtësia të ecë përpara, që të zgjidhen problemet e individëve në Republikën e Shqipërisë. OSBE na ka dalë në mbrojtje. Edhe ndaj këtij reagimi, sërish nuk ka pasur një reagim nga ana e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.


Gjobat ne do i ankimojmë. Kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet e drejtësisë për gjobat që na kanë vendosur. Nuk mund të prevalojë një rregullore, që nuk është për ne. Është një rregullore, që nuk përshtatet me ligjin. Edhe në rast se gjobat qëndrojnë, do i mbulojë Dhoma e Avokatisë. Ne do e ndjekim situatën nga ana ligjore“, tha Maks Haxhia, kreu i Dhomës së Avokatisë.


Kujtojmë se avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore, pas rregullores së re të GJKKO-së, që ndalon celularët në gjyqe për palën mbrojtëse dhe gazetarët. Pas bojkotit, Gjykata e Posaçme është përgjigjur, duke “u hakmarrë” e duke vendosur gjoba për avokatët.

Edhe pse avokatët dhe shoqatat e gazetarëve shprehen se ndalimi i celularëve në seanca është një praktikë e gabuar, GJKKO deklaron se i qëndron kësaj rregulloreje.

3 Komente

  1. K
    Kujtimi

    Ky Max laperi si avokati mbrojtes i Gys Agasit deklaroi kur vajten per ta arrestuar Gysin e nuk e gjeten -" eshte ne nje vizite pune jashte vendit e do kthehet vete pas disa ditesh.." kur Gysi fshihej rezidencave qeveritare e rezidencave te grupeve kriminale ne vend deri kur e arrestuan. Ky duhet arrestuar si bashkepunetor me krimin e si nje nga avokatet me te korruptuar e me te paskrupullt qe ka ne vend.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mbase vjen dita te kesh nevoje per Avokat

      Cfare lidhje ka kjo qe thua me temen? E kuptoni qe po cenohen te drejta themelore nga nje Rregullore qe miraton zv Kryetari i nje gjykate, ne kundershtim me cdo ligj e kod procedure? Haxhia eshte avokat dhe do beje punen e tij, ketu behet fjale per veprime arbitrare te nje gjykate, si asnjehere me pare.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Juristi

      "Ky duhet arrestuar si bashkepunet". Or kar, ku jeni ne diktature? Po avokati ka detyrimin e sekretit profesional !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje