Një valë ekstreme nxehtësie mund ti kushtojë jetën më shumë se 450 mijë njerëzve në mbarë botën gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Ky është paralajmërimi i një raporti të ri të shkencëtarëve të klimës që parashikojnë rreth 451 mijë vdekje shtesë nga temperaturat ekstreme nga shtatori i këtij viti deri në shkurt të 2027.
Nga Nigeria, India dhe Indonezia, deri në Brazil dhe Shtetet e bashkuara temperaturat e larta pritet të godasin miliona njerëz.
Më të rrezikuara janë vendet tropikale ndërsa në SHBA parashikohen rreth 3 mijë e 500 viktima shtesë nga nxehtësia. Por temperaturat nuk janë i vetmi kërcënim.
El Nino mund të sjellë thatësira të forta zjarre masive përmbytje dhe probleme serioze me furnizimin ushqimor.
Programi botëror i ushqimit ka paralajmëruar se pasojat e fenomenit mund të shtyjnë rreth 50 milionë njerëz drejt urisë akute dhe të rrisin çmimet e ushqimeve.
Shkencëtarët e kanë cilësuar këtë El Nino si jashtëzakonisht të fuqishëm.
Madje temperaturat e tij kanë kaluar rekordin e mëparshëm për këtë fenomen disa muaj para kulmit të pritshëm.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo është një pamje e asaj që mund të bëhet normalja e re klimatike në dekadat e ardhshme, nëse ngrohja globale vijon me ritmet aktuale.
Lini një Përgjigje