“Dëgjojmë dhe lexojmë shumë gjëra, por dua të them se nuk ekzistojnë njerëz të mirë dhe njerëz të këqij. Nuk ka njerëz që meritojnë të vdesin apo të tjerë ndaj të cilëve është e drejtë të qëllohet”.
Kështu është shprehur partnerja e Gjovalin Lazrit, 36-vjeçarit me origjinë shqiptare, i cili u vra gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, Itali.
Fjalët e saj janë përcjellë përmes avokates së saj, e cila më pas i ka bërë publike. Gruaja, e cila ka një fëmijë me 36-vjeçarin, ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Djali im nuk ka më baba dhe unë jam e shkatërruar nga dhimbja. Dua që e gjithë e vërteta të dalë në dritë. Kërkoj vetëm që drejtësia të bëjë punën e saj”, ka deklaruar ajo.
Për vdekjen e Gjovalin Lazrit, Prokuroria italiane ka regjistruar si person nën hetim Roberto Mollo, 35 vjeç, pronari i një shtëpie në rikonstruksion, e cila ishte sulmuar nga persona që dyshohet se po kryenin vjedhje. Mollo po hetohet për veprën penale të vrasjes me dashje.
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, ishte me origjinë nga Shqipëria. Ai ishte zhvendosur në Itali dhe jetonte në periferi të veriut të Torinos së bashku me bashkëshorten, me të cilën kishte një djalë.
Lazri punonte si barist dhe, sipas fqinjëve dhe klientëve të lokalit ku punonte, përshkruhej si një person i qetë.
“Një familje e mirë, shumë e rezervuar. Nuk dimë shumë për ta, flasin pak, i shohim gjithmonë me fëmijën. Por nuk ka pasur kurrë probleme”, kanë treguar fqinjët pas ngjarjes.
Edhe një prej klientëve të lokalit ku punonte 36-vjeçari është shprehur i habitur nga ngjarja.
“Më vjen keq, nuk e dija që merrej me këto gjëra (vjedhje), më duket e çuditshme. Nuk e prisja”, ka thënë ai për mediat italiane.
Ngushellime ...Fatekeqesi per Zonjen dhe Femijen qe do ritet pa Baba.. Nuk do ta kete te veshtire qe Policia Italiane me Eksperiencen qe ka te nxjeri ne pah te verteten.....ishte apo jo hajdut....
Kishte vajtur në shtëpitë e botës të bënte serenatë në mes të natës! Po të mendonte për gruan dhe fëmijën do ishte në krevat me ta dhe jo të vizitonte vila së bashku me të tjerë në errësirën e natës!
Ishalla të ka lonë noi lek nga ato të vjedhjeve,se këto janë rreziqet e "zanatit".
Ngushellime ...Fatekeqesi per Zonjen dhe Femijen qe do ritet pa Baba.. Nuk do ta kete te veshtire qe Policia Italiane me Eksperiencen qe ka te nxjeri ne pah te verteten.....ishte apo jo hajdut....
Ngushellime ...Fatekeqesi per Zonjen dhe Femijen qe do ritet pa Baba.. Nuk do ta kete te veshtire qe Policia Italiane me Eksperiencen qe ka te nxjeri ne pah te verteten.....ishte apo jo hajdut....
Ngushellime ...Fatekeqesi per Zonjen dhe Femijen qe do ritet pa Baba.. Nuk do ta kete te veshtire qe Policia Italiane me Eksperiencen qe ka te nxjeri ne pah te verteten.....ishte apo jo hajdut....
Boll mos na çaj trapin ben sikur te vjen keq. Ja hodhe bythes shpëtove.
Te gjithe aktoret e ngjarjes jane fajtore . Nqfts viktima shkoi te vjedh per te siguruar nje jete ne te mire femijes se vet duhet te mendonte edhe per femijen e atij tjetrit . Ai tjetri po te qellonte ne ajer do ishte 100% jashte dhe askush s'do i shkelte me ne oborrin e shtepise se u zbulua qe paska kobure me leje dhe se Ka problem ta perdori. Drejtesia do beje te sajen dhe secili do marre ate qe meriton . Sidoqofte ngushellime dhe kurajo , jeta vazhdon dhe femija meriton te rritet pa' u perzier ne kete histori.
Vrasje pa dashje besoj, shpellaret jane te pafajshem dhe sidomos Lazrat. Ngushllime familjes
Mjere ata qe te rrine afer o plak shpirtzi.
Kjo gjëja (d.m.th.) vjedhja, ndonjëherë shoqërohet edhe me plumb.
Ti thoje mos vidh po puno
Cudi te kene shkuar per vjedhje, mos u zune per ndonje gje tjeter si droge etj?
Po të mos vidhte fëmija do e kishte babain e vetë dhe do rritej i lumtur me të,babai të punonte dhe të rriste fëmijën e tij me punë të ndershme jo duke vjedhur mundin dhe djersën e tjetërkujt.
Nga mediaset degjova që viktima kishte 2000 euro ne xhep nga vjedhjet qe kishte bere më parë. Sa e mora vesh lajmin, sikur ma ndjeu, u thashe femijeve, te shpresojme te mos jetë shqiptare. Nese ka qene skifter, se keshtu i pelqen portokallise ti quaj hajdutet, mire ti behet. Kete ngjarje e sberthejne ata qe shpetuan. Te dorezohen e te thone qe nuk jemi hajdute, por ndoshta kishim dale per shetitje dhe ai qe qelloi mendoi se po e grabisnim.
Po cfar kerkonte ne shtepine e burrit te huaj ??
populli nuk thote kot, iku si qeni ne vresht, ngushellime familjes, por nqs merresh me vjedhje , keto gjera ndodhin, nuk te le njeri ti futesh ne shtepi.