E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

GJKKO cakton ditën dhe orën kur do të merret në pyetje ish-drejtoresha e SHISH

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe dy të arrestuarit e tjerë një ditë më parë Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani do të merren ditën e nesërme në pyetje nga GJKKO.

Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se GJKKO ka vendosur që ish numri një i sigurimit në Shqiëpri, Vlora Hyseni të merret në pyetje ditën e enjte në orën 12:00, ndërsa Kalluçi dhe Sulejmanin në orën 09:00.

Ndaj Vlora Hysenit, e cila dyshohet për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal, që lidhen respektivisht me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror ose të shërbimit është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Për Fatjon Kalluçin, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, gjykata ka caktuar masën “arrest në burg”. Të njëjtën masë sigurimi ka marrë edhe Embro Sulejmani, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Reklamë

Masat e sigurisë ndaj ish drejtoreshës së SHISH lidhen me hetimin që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Ergys Agasit, ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Njoftimi:

Njoftim për caktimin e seancës për marrjen në pyetje të personave nën hetim Vlora Hyseni, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar seancën për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani më datë 24.09.2026, ora 09:00, ndërsa për personin nën hetim Vlora Hyseni më datë 24.09.2026, ora 12:00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.