E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përparojnë flakët në Vlorë, zjarri përfshin disa banesa, 20 zjarrfikës në terren për të vënë nën kontroll situatën

Flakët që ranë pak më parë në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, të ndihmuara nga era e fortë, po përparojnë me shpejtësi.

Dyshohet se flakët kanë përfshirë edhe disa banesa, duke rritur rrezikun për zonat e banuara dhe bimesine  përreth.

Në terren janë nisur tre automjete zjarrfikëse me rreth 20 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.

Era e fortë vijon të favorizojë përparimin e zjarrit dhe rindezjen e vatrave, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për zjarrfikësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.