E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Tirana pret “Triathlone”, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në kryeqytet dhe linjat urbane qe do devijojnë ditën e diel

E kthyer tashmë në një traditë, Tirana do të presë “Triathlon”, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

Të dielën me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Rrugët që do bllokohen janë si më poshtë:

1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon 2026”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datën 27.09.2026 nga ora 08:00 deri në orën 13:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

Reklamë

– Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.

– Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.

– Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë);

-Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”

2 Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht.

–  Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht.

3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

4.Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit, Investimeve dhe Monitorimit të Punëve Publike, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Tirana Parking dhe Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, për zbatimin e kësaj urdhërese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.