Deri në moshën 41 vjeçare me Francën? A do ndjekë Mbappe gjurmët e Cristiano Ronaldos?

Kylian Mbappe ka folur për jetëgjatësinë e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos dhe mundësinë për të vazhduar të luajë me kombëtaren franceze deri në moshën 41-vjeçare, ashtu si portugezi.
I pyetur nga BILD nëse e imagjinon veten duke ndjekur të njëjtën rrugë si Ronaldo, kapiteni i Francës u përgjigj me humor:
“Le të jemi të sinqertë, duke parë vendin për të cilin luaj: Franca nuk do të më lejonte kurrë të luaja deri në 41 vjeç.”
Megjithatë, Mbappe vlerësoi jashtëzakonisht shumë jetëgjatësinë e Ronaldos, duke theksuar se portugezi tregon se, nëse një futbollist është në gjendje të mirë fizike dhe mendore, mund të luajë në nivele të larta për shumë vite.
Për momentin, Mbappe është vetëm 27 vjeç, ndërsa Ronaldo vazhdon të jetë pjesë e Portugalisë në moshën 41-vjeçare, duke e bërë shembullin e tij një rast të veçantë në futbollin modern.




