E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Patatja e Stëblevës vuan për treg, fermerët në Librazhd ankohen për mungesën e një pike grumbullimi

Shtatori shënon nisjen e sezonit të vjeljes së patates në zonën e Stëblevës në Librazhd.

Fermerët janë në ara duke mbledhur prodhimin, ndërsa një pjesë të patateve e kanë nxjerrë në anë të rrugës.

Por, pavarësisht cilësisë së prodhimit, fermerët thonë se problemi kryesor mbetet tregu.

“Patatja shitet nga 40 deri në 60 lekë për kilogram, por  tregtarët, nuk e marrin më shumë se 40 lekë kilogramin. Ky çmim nuk mbulon kostot e prodhimit”, thotë një fermer.

Reklamë

Mungesa e një pike grumbullimi është një tjetër problem për fermerët e Stëblevës. Po ashtu ata thonë se shumë tregtarë abuzojnë duke shitur patate të vendeve të tjera, sikur të jenë të zonës së tyre.

Puna në bujqësi mbetet e vështirë dhe e kushtueshme, veçanërisht në kushtet e rritjes së çmimit të karburantit. Për të ulur kostot, shumë fermerë janë rikthyer edhe te parmenda me kafshë.

Megjithatë, pavarësisht vështirësive, në Stëblevë prodhohen rreth një mijë kuintalë patate çdo vit.

Një prodhim i vlerësuar për cilësinë e tij, që lidhet edhe me kushtet e zonës dhe lartësinë prej rreth 1200 metrash mbi nivelin e detit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.