Arrestimi i Vlora Hysenit, Elvis Lila merr kompetencat e drejtorit të SHISH

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga detyra e drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit, kompetencat administrative të drejtuesit të SHISH do të ushtrohen përkohësisht nga Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ.
Sipas urdhrit, Elvis Lilës i delegohen përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Vendimi
Z. Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, t’i delegohen përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. 2. Delegimi i kompetencave fillon me hyrjen në fuqitë këtij urdhri dhe mbaron me emërimin e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
3. Ngarkohet z. Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, në Shërbimin Informativ të Shtetit, për zbatimin e këtij urdhri.
4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherëdhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Vendimi vjen pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH. Presidenti Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e saj nga detyra, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.
Më herët, Rama kishte bërë të ditur se lirimi nga detyra i Hysenit do të ishte i menjëhershëm dhe se drejtuesi i ri i Shërbimit Informativ të Shtetit do të zgjidhej pas kthimit të tij në Tiranë, në konsultim me Presidentin e Republikës.
Ndaj Vlora Hysenit është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa ajo është pezulluar nga detyra në kuadër të hetimeve të SPAK.
Ndërkohë, Hyseni u vetëdorëzua në pikën kufitare të Morinës, pas vendosjes së masës së sigurisë ndaj saj.
Tashmë, deri në emërimin e drejtorit të ri, Elvis Lila do të ushtrojë përkohësisht kompetencat administrative të drejtuesit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Lajmi ne perditesim..




