E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ish-vjehrri i kërkoi llogari për ndarjen nga vajza e tij, 36-vjeçari nga Tirana i jep fund jetës! Në banesë u gjet thikë me njolla gjaku

Gerald Sefa, 36 vjeç, i dha fund jetës një ditë më parë duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në zonën e Alliasit, në Tiranë.

Për ngjarjen, policia ka arrestuar Sajmir Demirin, babain e ish-bashkëjetueses së tij, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Dy ditë para ngjarjes, Demiri dyshohet se ka debatuar me 36-vjeçarin, duke i kërkuar llogari për ndarjen nga vajza e tij.

Sipas hetimeve, debatet dhe presioni i vazhdueshëm ndaj Sefës dyshohet se e kanë shtyrë të riun drejt aktit ekstrem.

Reklamë

Fillimisht, policia hetoi edhe pistën e vrasjes, pasi në banesën ku ndodhi ngjarja u gjet një thikë me njolla gjaku.

Por, sipas burimeve, ekspertiza ka zbuluar se në thikë kishte gjurmë gishtash të Gerald Sefës.

Dyshohet se 36-vjeçari fillimisht ka tentuar të presë damarët dhe më pas është hedhur nga lartësia.

Banesa ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të një familjari të Sefës, i cili ia kishte lënë të riut për të jetuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.