E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fier/ Ndezën zjarrin që përfshiu ullishte dhe toka bujqësore, arrestohen dy persona dhe procedohet një tjetër

Tre persona janë identifikuar nga Policia e Fierit si të dyshuar për zjarrvënie në disa zona të qarkut Fier. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa i treti po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Në pranga kanë rënë P. Z., 66 vjeç, i dyshuar për zjarrin në fshatin Ade, dhe D. K., 62 vjeç, i dyshuar për zjarrin në fshatin Kashisht. Ndërkohë, D. M., 35 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë si i dyshuar për zjarrvënie në fshatin Drizë.

Sipas Policisë, nga përhapja e zjarreve janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte. Flakët kanë krijuar gjithashtu rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të përfshira nga zjarri, veçanërisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë.

Policia e Fierit, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, zhvilloi veprime të shpejta hetimore dhe operacionale pas raportimeve për disa vatra zjarri në territorin e qarkut.

Reklamë

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.