web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshime në drejtimin e policisë/ Lëvizje në disa qarqe dhe komisariate

23 Shtator 2026, 14:07, Aktualitet CNA

Ndryshime në drejtimin e policisë/ Lëvizje në disa qarqe

Kjo e mërkurë është shoqëruar me ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe të vendit.

Më urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skender Hita, janë bërë këto lëvizje:

Dritan Lena, nga detyra e Shefit të Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Ndryshime kanë ndodhur edhe në drejtimin e disa komisariateve.

Kryekomisari Saimir Shkambaj, që mban detyrën si Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, transferohet dhe emërohet në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Komisari Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Policisë Sarandë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Andi Kano, aktualisht në detyrën si Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, merr detyrën si Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë./CNA





Lajmet e fundit nga