web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet ushtari i Vlora Hysenit në SHISH, ja në cilin lokal takohej me Agasin

23 Shtator 2026, 14:48, Aktualitet CNA

Zbulohet ushtari i Vlora Hysenit në SHISH, ja në cilin lokal takohej

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ka zbuluar detaje në lidhje me Vlora Hysenin.

Berisha është shprehur se Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës.

Sipas Berishës, Jurgen Kola është ushtari i Vlora Hysenit në SHISH.

“Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës, ‘ushtarit’ të saj në SHISH.

Informacione të reja, jo nga ato që i nxjerr Edi Rama për qëllime të veta, por kjo ka pasur bashkëpunëtor të ngushtë Jurgen Kolën, drejtorin operativ të SHISH.

Jurgen Kola ka lokal në Bërzhitë dhe lokali i tij në Bërzhitë ka qenë një nga lokalet ku kjo bënte takimet me ‘bashkëpunëtorin’ e saj, Ergys Agasi.

Jurgen Kola është pronari i pasurive të mëdha tokë të blerë në Arbanë.

Sipas informacioneve, Jurgen Kola ka fshirë kamerat e lokalit të tij për të zhdukur gjurmët e takimeve të Vlora Hysenit me Ergys Agasin.

Unë u bëj thirrje hetuesve dhe prokurorëve të çështjes të kontrollojnë kamerat e këtij dhe të hetojnë bashkëpunimin e tij. Ky është një drejtor shumë i rëndësishëm aty.

Se harrova t’u them se nuk ka nëndrejtor në SHISH, ndërkohë që Kushtetuta përcakton nëndrejtorin dhe me të njëjtën emërtesë kryeministri dhe presidenti.

SHISH nuk ka nëndrejtor, tani mund të jetë ky më i rëndësishmi. E drejton Jurgen Kola, një ushtar i Vlora Hysenit”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga