web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liga e Kombeve, mundësi për Euro 2028. Si mund të përfitojë Shqipëria

23 Shtator 2026, 15:07, Sport CNA

Liga e Kombeve, mundësi për Euro 2028. Si mund të

Liga e Kombeve ka rëndësi për Shqipërinë jo vetëm për rezultatet në këtë kompeticion, por edhe për rrugëtimin drejt Euro 2028.

Renditja e Ligës së Kombeve do të ndikojë në përcaktimin e vazove për shortin e kualifikueseve të Europianit, që do të zhvillohen gjatë vitit 2027.

Shqipëria garon në Ligën C, në një grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon. Katër fituesit e grupeve të Ligës A do të kenë avantazh në short, pasi do të vendosen në grupe me nga katër skuadra.

Për Euro 2028 do të krijohen 12 grupe me nga katër ose pesë ekipe, ndërsa 20 nga 24 vendet do të sigurohen direkt. 12 fituesit e grupeve dhe tetë vendet e dyta më të mira do të kualifikohen drejtpërdrejt, ndërsa katër biletat e mbetura do të përcaktohen përmes “play-off”-it.

Renditja në Ligën e Kombeve mund t’u japë një mundësi shtesë ekipeve që nuk arrijnë të kualifikohen direkt, ndërsa kompeticioni ka edhe rëndësi financiare për federatat.

Për një skuadër të Ligës A, pjesëmarrja dhe fitimi i grupit mund të sjellin deri në 4.5 milionë euro, ndërsa fituesi i Ligës së Kombeve mund të arrijë deri në 10.5 milionë euro në pagesa fikse.





Lajmet e fundit nga