web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Krejt këta njerëz, dua që të paguajnë”/ Me kë është e mllefosur Vlora Hyseni?

23 Shtator 2026, 14:05, Aktualitet CNA

CNA zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore që tregojnë lidhjen e Ergys Agasit me Vlora Hysenin. Në një nga komunikimet me Agasin, Vlora Hyseni shprehet: “Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë”, “Zemër thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot”. “Të gjithë ne”. “Do përfundojmë keq, shpirt”.

"Nga përmbajtja e komunikimeve mes tyre rezulton ekzistenca e një lidhjeje personale dhe e vazhdueshme e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur shtetasi Ergys Agasi ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia.

Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht duke përdorur shprehje si:

'Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë', 'Zemër thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot'. 'Të gjithë ne'. 'Do përfundojmë keq, shpirt'.

Këto komunikime, të vlerësuara në tërësinë dhe në kronologjinë e tyre, tregojnë jo thjesht një lidhje personale, por identifikimin e shtetases Vlora Hyseni me qëndrimin dhe interesat e personit nën hetim ndaj procedimit penal që do të zhvillohet kundër tij si dhe gatishmërinë e saj për t’i qëndruar pranë e për ta ndihmuar gjatë kohës që ai ishte në kërkim, duke vënë kështu në dispozicion cilësinë e saj zyrtare dhe kapacitetet e institucionit që drejton, në këtë linjë veprimi ajo shpreh jo vetëm solidaritet, por edhe gatishmërinë për ta ndihmuar. Në një bisedë mes tyre para arrestimit të shtetasit Ergys Agasi ajo i shkruan këtë mesazh: 'Zemër thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne'”, thuhet në dosje.  





Lajmet e fundit nga