
Gjykata e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi për mediat se ditën e nëserme do të mbahet seanca e marrjes në pyetje për ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, si dhe dy persona të tjerë nën hetim, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani.
Seanca për marrjen në pyetje të Kalluçit dhe Sulejmanit do të mbahet nesër në orën 09:00, ndërsa për Vlora Hysenin seanca do të mbahet në orën 12:00.
SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrestë në shtëpi” për Vlora Hysenin dhe masën “arrest në burg” për Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin.
Njoftimi i plotë:
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nisur nga interesi i lartë që ka në publik dhe në media procedimi penal nr. 20/1, i vitit 2025, në ngarkim të personave nën hetim: Vlora Hyseni, e dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1, të Kodit Penal; Fatjon Kalluçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a/1, i Kodit Penal dhe Embro Sulejmani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 302/2, i Kodit Penal, ju njoftojmë se:
Më datë 23.09.2026 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë gjykatës kërkesat për marrjen në pyetje të personave nën hetim: Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurimit "arrest në shtëpi" dhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit "arrest në burg".
Seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani është caktuar me datë 24.09.2026, ora 09:00, ndërsa për personin nën hetim Vlora Hyseni është caktuar me datë 24.09.2026, ora 12:00.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Vlora Hyseni u vetëdorëzua në policinë e Kosovës dhe u shoqërua më pas drejt Shqipërisë.
Hyseni akuzohet për kryerjen e veprave penale "përkrahje të autorit të krimit" dhe "nxjerrjen e të dhënave sekrete". Një ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi lirimin e saj nga detyra si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ndërkohë po ditën e djeshme në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin, janë kryer kontrolle edhe në shtëpitë e ish-drejtorit të shtetit të shtetit, Ilir Prodës. Ky i fundit u mor në pyetje po ditën e djeshme nga Prokuroria e Posaçme. /CNA
Avokatja Adriana Kalaja ka folur sot lidhur me caktimin e ...
Këtë të mërkurë përkujtohet 82-vjetori i pushkatimit të in...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Një zjarr masiv ka rënë sot në lagjen “Partizani”, mbi spi...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim në...
Një skandal i ri me materiale dhe përgjime duket se do të ...
Dy vatra zjarri kanë rënë që prej orëve të mbrëmjes së të ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas mbledhjes së grupit parlam...
Ditën e djeshme, SPAK-u njoftoi se kishte kryer një operac...
Kjo e mërkurë është shoqëruar me ndryshime në drejtimin e ...
CNA zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore që tregojnë ...
CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin...
Zbardhen detaje të reja në vijim të komunikimeve ekskluziv...
CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin...
CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin...
Zbulohen detaje me rëndësi në komunikimet e zhvilluara mes...
Janë zbardhur detaje nga komunikimet mes Ergys Agasit dhe ...
CNA ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore për Ergy...
Zbardhen komunikime mes emrit të njohur për drejtësinë, Er...
Shqipëria ka ngadalësuar ritmin e reformës së sektorit hek...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy pjesëtarë të rrjeteve kriminale ndërkontinentale në fus...
Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kuk...
Zbardhet një rast zjarrvënieje në fshatin Rreth të Shijaku...
Vihen në pranga 2 shtetas që mbanin me vete dhe në banesa ...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga të një...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Ndonëse në vend vazhdojnë të lindin më shumë djem sesa vaj...
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka ndarë në një po...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar “s...
Koloseu në Romë u mbyll këtë mërkurën pasi një punëtor u r...
Pak minuta pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian mba...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankë...
Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të...
Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth...
Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri histori...