web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seferi dhe Daku “thumbojnë” Silvinjon: Maran i vlerëson lojtarët, luanim në mbrojtje

23 Shtator 2026, 13:30, Sport CNA

Seferi dhe Daku “thumbojnë” Silvinjon: Maran i vlerëson

Taulant Seferi dhe Mirlind Daku dolën në konferencë për shtyp pas grumbullimit për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ata zbuluan gjendjen e ekipit dhe çfarë synojnë nga këto përballje.

Dy sulmuesit nuk i kursyen “thumbimet” ndaj ish-trajnerit Silvinjo, duke thënë se me trajnerin e ri, Rolando Maran, ndihen të rëndësishëm në ekip. Po ashtu ata sqaruan edhe ndryshimet mes dy trajnerëve.

“Vetë fakti që ne jemi për vendin e parë, flet për Euro 2028. Kjo rruga përmes Ligës së Kombeve është për kualifikim në Europian. Për ne objektiv kryesor, që të vazhdojmë të parët dhe pastaj ato dy ndeshjet e tjera si finale.

Unë jam 100% i gatshëm për Kombëtaren dhe kam qenë gjithmonë. Këto momente që me ekipin e ri nuk kam luajtur, nuk ka të bëjë shumë dallim. Nuk vij nga ndonjë dëmtim, por ka qenë zgjedhje e trajnerit që të vazhdojë me lojtarët që ka punuar më herët. Kur luan rregullisht, normale që e ke atë… Shpresoj të kemi fat kështu për të vazhduar. Nëse nuk luajmë tek ekipi, me Kombëtaren të shënojmë gola dhe të arrijmë suksese.

Maran? Përshtypje na ka lënë sepse të gjithë çunat që jemi të grumbulluar, jemi si të themi… jemi… më herët nuk e kemi ndier këtë rëndësi secili lojtar. Tani po e ndien që secili lojtar e ka rëndësinë e vet këtu në ekipin kombëtar. Kjo më ka bërë të ndihem më mirë se më herët që kemi qenë. Këtë mund të them. Për të tjerat presim ndeshjen dhe shohim pastaj”, u shpreh Daku.

Në të njëjtën linjë me Dakun ishte edhe Taulant Seferi.

“Ndryshimi i mëparshëm me tani është se trajneri Maran do të luajë me topin, do më shumë futboll ofensiv. Do që ekipi të bëjë presing. Për ne sulmuesit është padyshim më mirë kur bëjmë presing dhe kur kemi topin më shumë. Këto ditë kemi punuar në fazën me topin më shumë, si do dalim. Përpara kemi qenë më shumë në anën defensive, e kemi pritur kundërshtarin më shumë. Shpresoj që këto që punojmë me trajnerin Maran, të dalin edhe në lojë. Po na pëlqen të gjithë futbollistëve ky sistem dhe shpresoj t’ia dalim me sukses. Edhe Daku e tha shumë mirë më parë. Trajneri ua jep atë vlerësimin të gjithë futbollistëve. A do të luaj nga fillimi apo do të jem në stol, është vendimi i trajnerit”, deklaroi Seferi.





Lajmet e fundit nga