web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ku është Begaj?”/ Korreshi për skandalin e SHISH-it: Ka rënë shteti sot o bosa, e dini apo jo?

23 Shtator 2026, 14:44, Politikë CNA

“Ku është Begaj?”/ Korreshi për skandalin e SHISH-it:

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, komentoi sot me ironi mungesën e një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për rastin e Vlora Hysenit.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, Korreshi u shpreh se situata është shqetësuese, pasi rrezikon edhe shtetin.

Ndër të tjera, Korreshi tha se presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duhet të kishte ardhur në komision.

“Duke qenë se na njoftuat edhe ndryshimin e sallës, unë mendova se kishte ardhur Baromi (presidenti Bajram Begaj) për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare se ka rënë shteti. I ka ulur të gjitha siguresat me ato arrestimet që janë bërë dje dhe thashë po na thërret dhe ne të ligjeve tani në mbështetje të kësaj. Ne themi, vazhdojmë sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë. Do të ndajmë hartën thotë; kooperativa bujqësore, do të bëjmë kooperativë të tipit të lartë apo kooperativë tipit të mesëm bujqësor. Pra, do t'ia heqim Lenës, do t'ia vëmë Prenës, bashkitë e këto të tjerat. Tani ky Kuvend a ka ndonjëherë prioritete ky shtet kur bie siguria kombëtare sot? Kush e ruan shtetin tonë? Baromi (presidenti) dini gjë nga është se duhet të ishte ai këtu në këtë sallë ku bënte mbledhjet e Këshillit të Sigurisë kaq. Të tjerat janë kot tani. Ju keni vendosur sikur do të na pyesni ne? Ju nuk e sollët në komision te bashkëkryetari këtë. Ka rënë shteti sot o bosa e dini apo jo? Kush është jurist dhe ne që jemi juristë e dimë, që sot ai që na mbronte nga të jashtmit, nga agjenturat, është në burg, se ishte, tregonte vetë edhe ai që ishte i brendshmi, na çonte te krimi. Çfarë të bëjmë tani ne të rrimë të ndajmë këtu kooperativat?” u shpreh Korreshi./CNA

 





Lajmet e fundit nga