Korça, arenë e muzikës në "Serenights Festival"/ Artistët tregojnë emocionet për CNA
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për historinë e vendbanimeve prehistorike në Europë. Studimet e fundit kanë konfirmuar një shtrirje prej më shumë se 6 hektarësh, duke e renditur sitin ndër vendbanimet palafite më të rëndësishme të rajonit.
Kërkimet, që po zhvillohen në tokë dhe nën ujërat e Liqenit të Ohrit, synojnë të përcaktojnë më saktë strukturën dhe shtrirjen e vendbanimit, ndërsa rezultatet e deritanishme po hapin rrugën për një projekt më të gjerë kërkimor në vitet e ardhshme.

Pas përfshirjes së siteve arkeologjike të Linit në listën e UNESCO-s, kërkimet shkencore në këtë zonë vijojnë me metoda që nuk dëmtojnë shtresat arkeologjike.
Gjatë këtij sezoni janë përdorur karotazhe manuale për marrjen e kampioneve nga shtresat kulturore, ndërsa paralelisht po kryhen studime gjeofizike për identifikimin e strukturave që mund të udhëheqin gërmimet e ardhshme.
“Kemi të bëjmë me një sit i cili është më i madh se 6 hektarë. Kjo na intereson për të planifikuar edhe ndërtuar një strategji ndërhyrjeje më të mirë për sa i përket pjesës së njohjes dhe studimit të këtij siti. Kryesisht kemi përdorur metoda të cilat bëjnë kampionimin e shtresave kulturore nëpërmjet karotazheve manuale, ku materiali i rikuperuar është në një gjendje shumë të mirë konservimi”,-tha Adrian Anastasi, Drejtues i Kërkimeve.
Një pjesë e rëndësishme e kërkimeve po zhvillohet edhe nën ujë. Studiuesit po analizojnë strukturat mbrojtëse të vendbanimit, të njohura si palisata, ndërsa kampionet dendrokronologjike po ndihmojnë në përcaktimin e karakteristikave dhe kronologjisë së tyre. Pikërisht ruajtja e jashtëzakonshme e materialeve organike e bën Lini 3 një sit me interes të veçantë për arkeologjinë europiane.

Bashkëdrejtuesi i projektit, Martin Hinz nga Universiteti i Bernës, e konsideron sitin si një prej pikave më të rëndësishme për studimin e prehistorisë në Shqipëri dhe Europë. Sipas tij, vendbanimi përfaqëson rreth 2 mijë vjet histori banimi, ndërsa kombinimi i kërkimeve në tokë dhe nën ujë mundëson studimin e një sasie të madhe materialesh organike të ruajtura.
“Doli të jetë një nga vendbanimet më të vjetra me palafite në Evropë dhe ka një potencial gjigant, gjithashtu për shkak të ruajtjes së materialit këtu dhe për faktin se përfaqëson 2,000 vjet histori banimi, duke nisur nga viti 5,800 para Krishtit e deri në vitin 4,000 para Krishtit”,-tha Hinz.
Kërkimet e këtij viti shërbejnë si fazë përgatitore për një projekt më të madh, që pritet të vijojë në vitet e ardhshme. Studiuesit po ndërtojnë gjithashtu një model 3D të zonave ende të pagërmuara, për të përcaktuar shpërndarjen e shtyllave prej druri dhe për të kuptuar më qartë shtrirjen e plotë të vendbanimit.

Studimet e mëtejshme pritet të sjellin të dhëna të reja për organizimin, strukturën dhe mënyrën e jetesës së komuniteteve që banonin në zonën e Linit mijëra vite më parë. Studiuesit shqiptarë dhe të huaj synojnë që kërkimet e ardhshme ta zgjerojnë më tej njohjen e një prej siteve më të rëndësishme palafite të rajonit./CNA
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Korça rikthehet në festën e teatrit dhe të komedisë. Edici...
Historia e njerëzimit shkruhet mbi pluhurin e hapave të a...
Holanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurov...
Vincenzo Peruggia, ai që vodhi Mona Lizën e Leonardo da Vi...
NGA KURANI PER ATA QE FLASIN NE EMER TE KURANIT Profeti M...
Fotografia nudo përfaqëson një formë arti që eksploron tru...
Atyre u ishte premtuar se ishin të sigurt. Në reklamat e ...
Besimtarët orthodoksë po përgatiten për një nga festat më ...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy pjesëtarë të rrjeteve kriminale ndërkontinentale në fus...
Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kuk...
Zbardhet një rast zjarrvënieje në fshatin Rreth të Shijaku...
Vihen në pranga 2 shtetas që mbanin me vete dhe në banesa ...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga të një...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Ndonëse në vend vazhdojnë të lindin më shumë djem sesa vaj...
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka ndarë në një po...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar “s...
Koloseu në Romë u mbyll këtë mërkurën pasi një punëtor u r...
Pak minuta pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian mba...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankë...
Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të...
Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth...
Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri histori...