web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Epokë e re në futbollin europian! Kombëtaret e mëdha me trajnerë të rinj

23 Shtator 2026, 20:33, Sport CNA

Epokë e re në futbollin europian! Kombëtaret e mëdha me

Rikthimi i Ligës së Kombeve sjell një revolucion të vërtetë në stolat e kombëtareve më të mëdha europiane.

Jurgen Klopp nis një kapitull të ri në karrierë duke marrë drejtimin e Gjermanisë, me debutimin që e pret përballë Holandës.

Në stolin e holandezëve do të jetë pikërisht Xavi Hernandez, i cili kërkon të ndërtojë një cikël fitues me "tulipanët".

Ndërkohë te Franca, legjenda Zinedine Zidane merr timonin e përfaqësueses në përballjen hapëse kundër Turqisë.

Kampionët në fuqi të Portugalisë do të drejtohen nga Jorge Jesus, i cili bashkë me Cristiano Ronaldon do të sfidojnë Uellsin.

Sa i përket Italisë, Roberto Mancini rikthehet sërish në stolin e "Azzurrëve" për të përsëritur sukseset e mëparshme.

Testi i parë i Mancinit do të jetë kundër Belgjikës, e cila po ashtu nis një epokë të re me Mark van Bommel në krye.





Lajmet e fundit nga