web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Antonio Conte drejt Anglisë, i del emri në Premier League

23 Shtator 2026, 20:56, Sport CNA

Antonio Conte drejt Anglisë, i del emri në Premier League

Antonio Conte është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Manchester United në rast të largimit të Michael Carrick.

Raportimet nga Italia konfirmojnë se tekniku italian është një nga emrat më të preferuar nga bordi i "Djajve të Kuq". 57-vjeçari mbetet i lirë pa klub që nga vera, kur ndërpreu marrëveshjen me Napolin një vit përpara afatit.

Gjatë aventurës në Serinë A me skuadrën napolitane, Conte arriti të fitonte titullin kampion dhe Superkupën e Italisë. Fillimi i vështirë i edicionit te Manchester United ka shtuar së tepërmi presionin mbi Carrick, duke luhatur pozitat e tij.

Përveç klubit anglez, emri i Contes është lakuar së fundmi edhe si opsion te Juventusi. Tekniku italian e njeh mirë kampionatin anglez, pasi më parë ka drejtuar me sukses Chelsean si dhe ka pasur një përvojë te Tottenham.





Lajmet e fundit nga