Familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit kanë publikuar një letër të përbashkët, përmes së cilës kanë bërë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar lidhur me zhvillimet pas procesit gjyqësor në Hagë.
Letra është bërë publike nga Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, përmes një postimi në Facebook.
Në të, familjet kanë falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj tyre dhe ndaj procesit në Hagë.
“Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente”, thuhet në letër.
Familjet theksojnë se presin nga të zgjedhurit e popullit një qasje të përgjegjshme shtetërore në raport me Dhomat e Specializuara.
“Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara”, thuhet tutje.
Në letër është përmendur edhe ftesa e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me familjarët e ish-krerëve të UÇK-së. Ftesa për një takim gjatë kësaj jave ishte raportuar një ditë më herët.
Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kanë bërë të ditur se e vlerësojnë ftesën, por kanë kërkuar që takimi të zhvillohet vetëm pas një vendimi të Kuvendit.
“E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit”, thuhet në letër.
Një ditë më parë, mediat kishin raportuar se familjet e Thaçit dhe Veselit nuk pritej t’i përgjigjeshin pozitivisht ftesës së Haxhiut, ndërsa deri në atë moment nuk kishte pasur një qëndrim të përbashkët publik nga familjet.
Letra e publikuar nga Altin Krasniqi paraqet kështu një qëndrim të përbashkët të tri familjeve, të cilat kërkojnë që fillimisht institucionet e Kosovës të marrin vendimet përkatëse dhe më pas të zhvillohet takimi.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
23 Shtator15:33
Kushtetuesja rrëzon opozitën, njeh Qeverinë e re të Kosovës. 6 tetori, afati i fundit për zgjedhjen e presidentit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Kuvendi i Kosovës është konstituuar përtej afatit 30-ditor, por megjithatë shtoi se deputet&e...
KOSOVA
23 Shtator09:02
“Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin dhe Vuçiç: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, janë të detyrueshme
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara me kryemin...
KOSOVA
22 Shtator23:26
Maqedonia e Veriut arreston ish-luftëtarin e UÇK-së
Fadil Pushkolli, një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se është arrestuar nga autoritetet e Ma...
KOSOVA
22 Shtator22:29
Nata e shtatë e protestës, mijëra qytetarë sërish në shesh kundër vendimit të Speciales
Për të shtatën natë radhazi, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtin&eum...
KOSOVA
22 Shtator21:07
“Dera vazhdon të jetë e hapur”/ Djali i Jakup Krasniqit: Institucionet i presim prej gjashtë vitesh
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar përmes një postimi publik, duke thënë se dera e shtëpisë së familjes s&eu...
KOSOVA
22 Shtator20:31
Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim kombëtar më 1 tetor kundër dënimeve të ish-liderëve të UÇK
Në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t...
KOSOVA
22 Shtator20:29
Kurti pas takimit me kryeministrin e Kroacisë: Aktgjykimi i Speciales është i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë detaje lidhur me takimin e tij të zhvill...
KOSOVA
22 Shtator19:13
Endrit Thaçi ‘thyen’ rrjetin, emri i djalit të ish-liderit të UÇK-së, më i kërkuari në Google
Ekspertja e IT, Nadia Elbasani ka treguar se ditën e vendimit të Hagës për ish-liderët e UÇK-së, emri i djalit të Ha...
KOSOVA
22 Shtator13:27
“Zëri ynë të dëgjohet fuqishëm”, Diaspora në Gjermani e Finlandë në këmbë për Çlirimtarët
Më 26 shtator, në Ulmë të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, do të organizohen protes...