Food & Drink Lifestyle Live From Tirana

Somelieri Fatjon Tila: Historia e një pasioni për verën e lindur në Itali…

Në një bisedë të hapur në emisionin “Live from Tirana”, somelieri Fation Tila ka treguar rrugëtimin e tij drejt botës së verës, një pasion që sipas tij nuk ka pasur një moment të vetëm fillestar, por është zhvilluar si një udhëtim i gjatë.

Tila tregon se gjatë viteve që ka jetuar në Verona, Itali, ka qenë i rrethuar nga zona vreshtare, veçanërisht në Pedemonte, një fshat i Valpolicelas ku prodhohet Amarone. Ky kontakt i vazhdueshëm me kantina dhe kulturën e verës e bëri të kuriozitetin e tij të shndërrohej gradualisht në pasion profesional.

“Nuk ka qenë një person në veçanti, por kanë qenë pozicioni gjeografik ku unë kam jetuar”, – thotë Tila, duke shpjeguar se fillimisht punonte si baristë dhe provonte vera në kohën e lirë, ndërkohë që merrte pjesë në panaire dhe degustime.

Ai thekson se vitet e para të kësaj rruge kanë qenë të mbushura me studim intensiv – biblioteka deri vonë natën dhe seminare të vazhdueshme – për të kuptuar thellësisht atë që dëshironte të bënte pjesë të jetës së tij profesionale.

Sipas somelierit, vera nuk është thjesht një produkt final në gotë, por një histori e tërë që përfshin traditë, sakrificë dhe punë të palodhur të njerëzve që punojnë tokën, të varur nga kushtet klimatike që mund të ndryshojnë çdo vit prodhimin.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.