Celebrities Gossip Showbiz

Pamela Anderson shkëlqen në Milano! Rikthehet te glamour-i me një fustan spektakolar!

Pamela Anderson riktheu glamour-in e Hollywood-it në rrugët e Milanos, duke bërë një paraqitje që menjëherë tërhoqi vëmendjen gjatë Vogue World: Milano 2026.

Aktorja 59-vjeçare u shfaq në eventin madhështor të modës me një fustan të artë, të gjatë dhe me shkëlqim nga Ferragamo, duke zgjedhur një pamje dukshëm më glamoroze nga stili natyral që ka përqafuar vitet e fundit.

Fustani prej materiali që reflektonte dritën i jepte pamjes një elegancë dramatike, ndërsa Anderson e kompletoi look-un me një varëse të madhe me zinxhir, byzylyk dhe një unazë kokteji.

Por veshja nuk ishte i vetmi detaj që bëri bujë.

Pas disa vitesh ku është shfaqur në publik pothuajse pa grim, Anderson këtë herë zgjodhi një pamje të plotë glamour. Ajo theksoi sytë me eyeliner të zi dhe hije të errëta, ndërsa në buzë vendosi një nuancë rozë me shkëlqim.

Edhe flokët iu përshtatën plotësisht atmosferës së mbrëmjes. Flokët e saj bionde platin u stiluan në një bob me onde të frymëzuara nga Hollywood-i i vjetër, me ndarje anash dhe një kaçurrelë të theksuar që i dha pamjes një prekje klasike.

Kjo paraqitje shënon një ndryshim të dukshëm nga imazhi që Anderson ka ndërtuar gjatë viteve të fundit. Që prej vitit 2023, ajo ishte bërë e njohur për paraqitjet pa grim në evente mode, duke e kthyer fytyrën natyrale në një pjesë të rëndësishme të stilit të saj.

Në atë periudhë, Anderson kishte shpjeguar për “Vogue” se vendimi për të mos përdorur grim ishte një mënyrë për të përcjellë një mesazh.

Doja të përcillja një mesazh

-kishte thënë ajo.

Por në Milano, aktorja duket se vendosi ta ndryshojë rregullin, duke u rikthyer te një version më spektakolar i vetes.

Vogue World 2026 u zhvillua në Galleria Vittorio Emanuele II, në ditën e parë të Javës së Modës në Milano, dhe ishte konceptuar si një festë e historisë, artizanatit dhe modës italiane. Eventi solli në një vend emra të mëdhenj të industrisë dhe yje ndërkombëtarë.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe Jennifer Lopez, ndërsa Pamela Anderson u bë një prej figurave që tërhoqën vëmendjen me paraqitjen e tyre në tapetin e kuq.

Me fustanin e artë të Ferragamos, flokët retro dhe makeup-in dramatik, Anderson dëshmoi se glamour-i i saj karakteristik mund të rikthehet në çdo moment, dhe këtë herë, Milano ishte skena perfekte për të.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.